Skip to content

Lajmi I Fundit

Çfarë po ndodh: Anulohet zyrtarisht tenderi për portin në “Porto Romano”, kompania e vetme në garë tërhiqet

Posted on April 7, 2026 By admin No Comments on Çfarë po ndodh: Anulohet zyrtarisht tenderi për portin në “Porto Romano”, kompania e vetme në garë tërhiqet

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte mbetur në garë, Archirodon Group, është tërhequr nga procesi.

Kompania, e cila kishte kaluar në fazën përfundimtare, nuk dorëzoi ofertën financiare më 9 mars, duke bërë që procedura për një projekt me vlerë rreth 400 milionë euro të dështojë përfundimisht.

69d561d47e725 640 0 1775558364ximg 3751 956

Në vendimin zyrtar renditen disa nga arsyet e anulimit, mes të cilave mungesa e ofertave të përshtatshme në procedurat e zhvilluara, si dhe problematika në dokumentacion, përfshirë gabime dhe mangësi të rëndësishme në dokumentet e tenderit.

Ndërkohë, për këtë procedurë ka nisur edhe një hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Disa javë më parë, agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit zbarkuan në zyrat e Autoriteti Portual Durrës, ku sekuestruan dokumentacionin e plotë të garës për ndërtimin e portit të ri tregtar.

Hetimet pritet të zbardhin shkaqet e dështimit të këtij projekti strategjik dhe të verifikojnë ligjshmërinë e procedurave të ndjekura.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Më dhunoi në mes të rrugës” – Zonjat përplasen live: Mallkonte dhe shante, por burri s’e rrahu. Ndërhyn denoncuesja: Jam viktimë (VIDEO)
Next Post: Meteorologu i njohur habit me parashikimin e tijë të motit, “Do të ndodhë ajo që s’jua merr mendja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme