Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u drejtua sot për publikun duke nderuar ushtarët izraelitë që kanë humbur jetën deri tani.
Ai tha se Izraeli është më i fortë se kurrë, ndërsa Irani më i dobët se kurrë dhe se ky nuk është fundi i konflikteve.
Netanyahu tha se Irani hyn në negociata i dobësuar dhe pa kapacitet të prodhojë raketa të reja, pasi forcat izraelite po përdorin rezervat ekzistuese të armëve iraniane.
Ai shtoi se bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Izraelit mbetet i fortë dhe se materiali bërthamor i Iranit do të largohet nga vendi, ose me marrëveshje, ose nëpërmjet një fitoreje në luftë.