Skip to content

Lajmi I Fundit

Irani pretendon se ndaj saj janë kryer sulme të reja dhe armëpushimi mund të prishet nga momenti në moment (VIDEO)

Posted on April 9, 2026 By admin No Comments on Irani pretendon se ndaj saj janë kryer sulme të reja dhe armëpushimi mund të prishet nga momenti në moment (VIDEO)

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, Irani ka pretenduar për një sulm ndaj një rafinerie nafte.

Videoja e publikuar tregon tym të dendur të zi që ngrihet nga një objektiv i goditur, të cilin autoritetet iraniane e përshkruajnë si një sulm mbi një vendpunim nafte në Ishullin Lavan, një nga katër ishujt që përdoren për eksportin e naftës nga Irani në Gjirin Persik.

Irani nuk konfirmoi nëse po akuzonte drejtpërdrejt Izraelin apo SHBA-në për sulmin, raporton skynews.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit punuan për të kontrolluar flakët në vendngjarje.

Më tej, radiotelevizioni iranian Press TV akuzoi Uashingtonin për shkelje të armëpushimit. Sipas Teheranit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë goditur rafinerinë e naftës në Ishullin Lavan.

Si përgjigje ndaj këtij sulmi, Irani nisi raketa dhe dronë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvajtit, duke tensionuar më tej situatën në rajon. /Telegrafi/

⚡️ The fragile ceasefire is falling apart

Iranian broadcaster Press TV has accused Washington of violating the ceasefire.

According to Tehran, the United States and Israel struck an oil refinery on Lavan Island.

In response, Iran launched missiles and drones toward the UAE and… pic.twitter.com/rMeaXXhUPt

— NEXTA (@nexta_tv) April 8, 2026

 

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Operacion unik i ukrainasve, Ja si shkatërrojnë urën ruse përmes sulmeve me dronë!!!(VIDEO)
Next Post: Vajza gjen një monedhë të çuditshme në pyll. Të nesërmen policia vjen për ta arrestuar vajzën pasi…!(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme