Skip to content

Lajmi I Fundit

“Irani ka një armë më të fortë se bomba atomike”, zbulon eksperti zbërthen deklaratën e rëndësishme

Posted on April 10, 2026 By admin No Comments on “Irani ka një armë më të fortë se bomba atomike”, zbulon eksperti zbërthen deklaratën e rëndësishme

Gazetari Frango Egro, gjatë emisionit të tij Balkan Talks, citoi një thënie të një analisti pakistanez, i cili ka deklaruar pak ditë më parë se Irani ka zbuluar një armë shumë më të fuqishme sesa arma atomike.

Ndërkohë, i ftuar në studio, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Arjan Starova, tha se kjo deklaratë është e shprehur në mënyrë simbolike dhe lidhet me Ngushticën e Hormuzit.

Sakaq, ai foli edhe mbi marrëveshjen dyjavore SHBA-Iran, ku theksoi se forcat kryesore që kanë ndikuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje kanë qenë objektivat ushtarake dhe, sipas tij, nëse objektivat ushtarake nuk do të kishin ndërhyrë, as vendet që negociuan nuk do të arrinin ta bindnin Iranin për marrëveshje.

“Faktorët kryesorë që kanë detyruar Iranin të ulet në negociata, jo në masën 100 për qind, por në masën më të madhe, janë objektivat ushtarake.

Ndër faktorët e tjerë që kanë ndikuar janë tre shtete: Turqia, Pakistani dhe Kina, por ato nuk mund të ndikonin nëse realizimi i objektivave ushtarake nuk do të ndikonte. Kanë ndihmuar të gjitha së bashku.

Trump tha që me këtë luftë edhe ju patët më shumë sesa duhet, por edhe ne, në kuptimin që edhe ju u goditët, por edhe ne u angazhuam shumë, në kuptimin e angazhimit të forcave dhe jo vetëm forcë ekonomike, por edhe humbja e njerëzve, goditja e bazave. Pra ishte një koment me elementë pozitivë për të shtyrë Iranin dhe palët drejt negociatave.

Amerikanët janë shumë të qartë dhe nuk mund ta lejojnë Iranin të vendosë taksa për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit”, u shpreh ai

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Na e lidh atë qenin e tërbuar!” Trump i lutet Erdoganit, zbulohet telefonata e tyre sekrete, Ja se çfarë po planifikojnë!!!
Next Post: HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Do të bini çmendurisht në dashuri me dikë që nuk e keni simpatizuar kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme