Skip to content

Lajmi I Fundit

Ulja zgjati vetëm 24 orë, rritet sërish çmimi i naftës në mënyr drastike!

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on Ulja zgjati vetëm 24 orë, rritet sërish çmimi i naftës në mënyr drastike!

Ka ndryshuar sërish çmimi i naftës, vetëm 24 orë më pas, duke u rritur me 7 lekë. Nafta ditën e djeshme është shitur me 210 lekë për litër, ndërsa që nga ky moment do të jetë në treg me 217 lekë.

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme dhe ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të Bordit, çmimi me pakicë i shitjes së naftës nuk mund të jetë më shumë se 217 lekë për litër. Ndërkohë çmimi me pakicë i shitjes së benzinës nuk mund të jetë më shumë se 176 lekë për litër.

Kjo rritje është në disproporcion me tregun e naftës në botë, e cila në këto momente shitet me 95-98 dollarë për fuçi. Si duket, qeveria shqiptare ndjen vetëm rritjen, madje edhe kur ka ulje, i zgjat vetëm 24 orë.

Ulja zgjati vetëm 24 orë, rritet sërish çmimi i

Çmimet e karburanteve aktualisht në tregun global

Bordi i Transparencës në datë 10 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Euro bie përsëri tek limiti, çfarë po ndodh me monedhat e huaja sot
Next Post: A e keni ditur? Ja përse burrat zënë dashnore edhe kur kanë gra apo të dashura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme