Skip to content

Lajmi I Fundit

Zbulohet baza e armëve në Tiranë, kjo është e moshuara që u arrestua pasi i kishte në…!; në kërkim i biri (VIDEO)

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on Zbulohet baza e armëve në Tiranë, kjo është e moshuara që u arrestua pasi i kishte në…!; në kërkim i biri (VIDEO)

Policia ka zbuluar një arsenal armësh në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë një 66-vjeçare. Në kërkim është shpallur i biri, shtetasi Oltjan Qershori.

Një bazë e dyshuar armatimi është zbuluar në Tiranë, ndërsa një 66-vjeçare ka përfunduar në pranga dhe djali i saj është shpallur në kërkim nga policia.

Operacioni i koduar “Picalla”, i zhvilluar nga Policia në fshatin Picallë, çoi në goditjen e një ambienti që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale me armë dhe municione. Sipas autoriteteve, posedues i dyshuar i kësaj baze është shtetasi Oltjan Qershori, 41 vjeç, i cili aktualisht është në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe materialesh të rrezikshme. Mes tyre u gjetën: 9 armë zjarri (5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në të njëjtin ambient, efektivët zbuluan edhe uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të policisë, duke ngritur dyshime për përdorimin e tyre të mundshëm në aktivitete kriminale.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e djalit të saj dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Ndërkohë, armët dhe materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Orë vendimtare, nisin bisedimet SHBA-Iran në Pakistan; Teherani vendos këto 4 kushte në tavolinë..!
Next Post: VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e nesërme (12 prill 2026)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme