Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Pjesa më e madhe e Europës do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi ere, ndërsa Ballkani dhe brigjet përreth do të mbeten me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, Paraditja do të jetë kryesisht e kthjellët, ndërsa pasdite me shtim vranësirash dhe rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat do të luhaten nga 3°C në 23°C, era fryn rreth 30 km/h dhe dallgëzim 1 ballë.
Kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme ,Europa Veriperëndimore, Lindore dhe Jugperëndimore do të kenë reshje shiu e dëbore dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.
Kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të jetë me kthjellime, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje në zonat lindore;
Bregdeti mbetet kryesisht i kthjellët. Temperaturat luhaten nga 5°C në 25°C, era fryn mbi 45 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.