Skip to content

Lajmi I Fundit

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë

Posted on April 13, 2026 By admin No Comments on Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë

Policia e Vlorës zbardhi në mbrëmje (12 prill) detaje nga ngjarja tragjike e ndodhur në zonën e “Skelës”, ku një fëmijë humbi jetën pasi ra nga lartësia e ballkonit të pallatit ku jetonte.

Burime zyrtare thanë se vogëlushi ishte vetëm 2 vjeç dhe ngjarja tragjike ndodhi në lagjen “Pavarësia 3”, rreth orës 18:30.

Policia thotë se në shtëpi ka qenë dhe nëna e viktimës, por e ka humbur nga vëmendja në një çast teksa vogëlushi po lunate në ballkon dhe aksidentalisht është rrëzuar.

“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.”, thanë burime zyrtare.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Edi “thërret” Ivankën në Vlorë ta shpëtojë nga dosjet e SPAK, historia e një blofi mediatik kryeministror
Next Post: Momenti kur forcat iraniane kërcënojnë anijen amerikane që tentonte të futej në Ngushticën e Hormuzit: Ndryshoni drejtim ose do hapim zjarr (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme