Skip to content

Lajmi I Fundit

Dështimi i negociatave ‘gëzon’ vetëm Netanyahun, ushtria izraelite përgatitet për luftë me Iranin; bota kërkon bisedime

Posted on April 13, 2026 By admin No Comments on Dështimi i negociatave ‘gëzon’ vetëm Netanyahun, ushtria izraelite përgatitet për luftë me Iranin; bota kërkon bisedime

Mungesa e një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit i është përshtatur idesë së Netanyahut i cili kërkon ende luftë…

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite (IDF), Gjenerallejtënant Eyal Zamir, ka urdhëruar forcat izraelite të kalojnë në gatishmëri të lartë dhe të përgatiten për një rifillim të mundshëm të konfrontimit ushtarak me Iranin.

Sipas mediave izraelite, urdhri vjen menjëherë pas dështimit të bisedimeve indirekte midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Pakistan. Ushtria izraelite po rrit gatishmërinë, ndërsa shërbimet e inteligjencës po përditësojnë listat e objektivave dhe Forcat Ajrore po përgatisin planet e mundshme të sulmeve.

Raportet thonë se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar për veprime ushtarake të reja, por ushtria po merr masa paraprake për çdo skenar eskale. Shefi i ushtrisë izraelite ka theksuar se Irani është dobësuar ndjeshëm nga përplasjet e mëparshme, por Izraeli mbetet i përgatitur për t’u kthyer në luftë “me forcë të plotë” në çdo moment nëse është e nevojshme.

Ndërkohë ditën e djeshme, dukshëm i prekur nga lënja jashtë bisedimeve në Paksitan, krymeinsitri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se nuk kishin mbaruar punë në Iran. Ai theksoi se do të vazhdonte sulmet ndaj Iranit pavarësisht armëpushimit.

“Izraeli nën udhëheqjen time do të vazhdojë të luftojë regjimin terrorist të Iranit dhe përfaqësuesit e tij, ndryshe nga Erdogani i cili i akomodon ata dhe masakron qytetarët e tij kurdë”, shkroi Netanyahu në një postim në X, mbrëmjen e djeshme.

Mungesa e një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit i është përshtatur idesë së Netanyahut i cili kërkon ende luftë. Ndryshe nga vendet e tjera si Britania, Franca dhe Omani të cilët kanë kërkuar zgjatje të armëpushimit dhe vazhdim të negociatave, Izraeli përgatitet për luftë.

Megjithatë, edhe pse takimi 20-orësh midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Pakistan përfundoi pa marrëveshje, kanalet indirekte të bisedimeve mes palëve duket se nuk janë mbyllur plotësisht. Burime jozyrtare raportojnë se bisedimet indirekte midis amerikanëve dhe iranianëve kanë vazhduar edhe pas largimit të delegacionit, duke përdorur Pakistanin si ndërmjetës.

Një këshilltar i lartë i DASH, deklaroi se Irani kërkon garanci të forta në mënyrë që të bëjë lëshime në lidhje me uraniumin dhe Ngushticën e Hormuzit. Ai shtoi gjithashtu se palët do të diskutojnë në vendet e tyre kushtet e diskutuara të marrëveshjes dhe më pas mund të takohen sërish për të diskutuar.

“Bisedimet në Islamabad nuk arritën në një marrëveshje për çështjen e besimit. Irani dëshiron të sigurohet që një marrëveshje do të zbatohet dhe SHBA-të nuk do të tërhiqen prej saj pasi Irani të dorëzojë uraniumin e pasuruar dhe të hapë Ngushticën. SHBA-të duan që të dyja menjëherë. Irani dëshiron që lufta e parë të përfundojë përfundimisht dhe të japë garanci rreth marrëveshjes. Të dyja palët do të rivlerësojnë situatën në kryeqytetet e tyre dhe mund të ketë një tjetër kafshim në mollë”, shkruan këshilltari i lartë i DASH.

Edhe Trump ka deklaruar se Irani është ende në kontakt dhe se ata nuk e kanë lënë tryezën e negociatave, duke shtuar se parashikon se në fund do të bien dakord.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Dollari dhe euro “luajnë” me lekun/ Ja si janë çmimet e valutave sot
Next Post: Paralajmërimi i Ankarasë: Izraeli s’rri pa një armik, radhën mund ta ketë ky shtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme