Skip to content

Lajmi I Fundit

Trump breshëri postimesh në rrjetet sociale, sulmon sërish Papa Leon dhe NATO-n

Posted on April 15, 2026 By admin No Comments on Trump breshëri postimesh në rrjetet sociale, sulmon sërish Papa Leon dhe NATO-n

Presdienti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar përsëri Papa Leon dhe NATO-n në një seri postimesh në rrjetin social ‘Truth’.

Në të parin, ai kërkon që dikush “t’i thotë Papa Leos… se që Irani të ketë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme” dhe pretendon se Irani ka vrarë “të paktën 42,000” protestues gjatë dy muajve të fundit.

Trump breshëri postimesh në rrjetet sociale, sulmon sërish Papa

Në postimin e dytë, ai përsëriti kritikat e tij ndaj NATO-s, duke thënë se aleanca “nuk ishte aty për ne dhe nuk do të jetë aty për ne në të ardhmen”.

Më herët këtë javë, presidenti amerikan akuzoi Papën se ishte “I DOBËT dhe i tmerrshëm për Politikën e Jashtme”, duke pretenduar se “nëse nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leo nuk do të ishte në Vatikan”.

Papa Leo iu përgjigj kritikave të Trump, duke thënë se do të vazhdojë të flasë kundër luftës.

Trump gjithashtu ndau një imazh të inteligjencës artificiale të vetes si Jezu Krishti, duke e fshirë më vonë postimin, duke pretenduar se po e përshkruante atë “si një mjek që i bën njerëzit më të mirë”.

Për NATO-n, Trump ka sulmuar vazhdimisht aleancën, duke e akuzuar atë për dështimin në mbështetjen e Uashingtonit gjatë luftës së Iranit.

Ai ka kërcënuar të tërheqë SHBA-në nga aleanca, pasi më parë kishte thënë se “SHBA-të nuk kanë nevojë për asgjë nga NATO”.

Më herët Trump sulmoi edhe aleaten e tij në Europë, kryeministren italiane Giorgia Meloni.

“Giorgia Meloni nuk dëshiron të na ndihmojë në luftë, jam i shokuar”, tha Donald Trump në një bisedë telefonike me Corriere della Sera. Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar kryeministren italiane Giorgia Meloni, të cilën një muaj më parë e përshkroi si një mike dhe një udhëheqëse të madhe që “gjithmonë përpiqet të ndihmojë”.

Duke e akuzuar se nuk po mbështet SHBA-në, ai tha se ajo nuk është më i njëjti person dhe Italia nuk do të jetë kurrë i njëjti vend.

“Ajo nuk do të na ndihmojë në luftë. Jam i shokuar. Mendova se ishte e guximshme, por gabohesha”, u shpreh Trump, duke shtuar se Italia nuk po kontribuon as për garantimin e furnizimit me naftë dhe as në përballjen me kërcënimin bërthamor të Iranit.

Trump shkoi më tej duke e cilësuar qëndrimin e saj “të papranueshëm”, ndërsa pretendoi se një Iran me armë bërthamore do të përbënte rrezik serioz për Italinë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Sulmet ushtarake nga SHBA, Ja sa para kompensim kërkon Irani nga SHBA-të..!
Next Post: Gerta Gixhari del kundra Selin Bollatit: “Ka luajtur gjithë kohën me…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme