Skip to content

Lajmi I Fundit

FOTO+VIDEO/ Mbi 20 protestues të shoqëruar, policia publikon pamjet e molotovëve të kapura! Lamallari: Shqipëria nuk do të merret peng

Posted on April 17, 2026 By admin No Comments on FOTO+VIDEO/ Mbi 20 protestues të shoqëruar, policia publikon pamjet e molotovëve të kapura! Lamallari: Shqipëria nuk do të merret peng

Mbi 20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e së premtes, gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike.

Tubimi u shoqërua me tensione e përplasje menjëherë pasi nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë.

Protestues dhe deputetë demokratë, përfshi Luçiano Boçin, Klevis Balliun, Aulon Kalane dhe Flamur Nokën u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si dhe spraj në drejtim të tyre.

Ndërkaq policia ka publikuar dhe pamjet e molotovëve dhe fishekzjarreve të kapura

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari:

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

FOTO+VIDEO/ Mbi 20 protestues të shoqëruar, policia publikon pamjet e

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: VIDEO/ U lënduan në protestë, Aulon Kalaja i shtrirë te Trauma nën kujdesin e të vëllait. Berisha viziton deputetët dhe drejtuesit e PD-së në QSUT
Next Post: Vd*kja e 19 vjeçares merr tjetër rrjedhë, burri tregon bisedën pak para se e reja të ndërronte jetë. I dërgoi 220 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme