Skip to content

Lajmi I Fundit

“Kryente marrëd*hënie me konkurrentët e Për’puthen”/ Shqipja i kundërpërgjigjet Arjan Konomit: Vetëm unë ta di sekretin!

Posted on April 18, 2026 By admin No Comments on “Kryente marrëd*hënie me konkurrentët e Për’puthen”/ Shqipja i kundërpërgjigjet Arjan Konomit: Vetëm unë ta di sekretin!

Deklaratat e bëra nga opinionisti Arjan Konomi gjatë puntates së emisionit “Goca dhe Gra” kanë ndezur reagime të forta në rrjet.

Në qendër të debatit u vendos ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila nuk ka qëndruar në heshtje pas komenteve të tij.

Konomi përmendi e emrin e Shqipe Hysenajt, një nga personazhet që u bë e njohur pikërisht në këtë format. Ai kujtoi periudhën kur ishte pjesë e programit dhe bëri deklarata të forta lidhur me prapaskenat që, sipas tij, ndodhnin gjatë xhirimeve.

Ai pretendoi se disa nga pjesëmarrësit krijonin marrëdhënie intime jashtë kamerave, ndërsa takimet që shfaqeshin në ekran, sipas tij, nuk ishin gjithmonë reale.

Reagimi i Hysenajt erdhi menjëherë përmes rrjeteve sociale. Në disa postime në Instastory, ajo i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të fabrikuara për vëmendje. Ajo ironizoi gjithashtu Konomin, duke theksuar se përmendja e saj e vazhdueshme lidhet me nevojën për audiencë dhe jo me fakte reale.

Ish-konkurrentja theksoi se qëndrimi i saj në program ka qenë i shkurtër, por pavarësisht kësaj, sipas saj, vazhdon të jetë në fokus të opinionistit. Ajo mohoi kategorikisht çdo aludim për jetën e saj private gjatë kohës në format dhe sfidoi publikisht çdo pretendim të tillë.

Në përmbyllje të reagimit, Shqipja la të kuptohet se mes saj dhe Konomit ekziston një histori e pathënë, duke shtuar më shumë mister rreth këtij debati publik.


Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Rudina e pyet kë ka për burrë: Aktorja e njohur e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur…
Next Post: Dy opinionistët e Big Brother VIP “rrëfehen” në Goca dhe Gra/ Arbër Hajdari: Monikës do t’i thoja flit pak e sakt. Selin më e goditura, Miri ka luajtur pa i interesuar kostot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme