Skip to content

Lajmi I Fundit

E rëndë! Shqiptari vret gruan dhe partnerin e saj në Itali, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga një kullë!

Posted on April 18, 2026 By admin No Comments on E rëndë! Shqiptari vret gruan dhe partnerin e saj në Itali, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga një kullë!

Një 59-vjeçar shqiptar në Itali ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj në Cossombrato. Pas krimit, ai u hodh nga kulla e një kështjelle dhe humbi jetën. Autoritetet po hetojnë ngjarjen, ndërsa motivi paraprak lidhet me xhelozinë.

Një krimi makaber ka ndodhur në Cossombrato të Astit pranë Torinos, ku një 59-vjeçar shqiptar ka vrarë ish-gruan dhe partnerin e saj. Më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kulla e kështjellës së qytetit.

Autori është Astrit Koni, i cili jetonte në Itali prej rreth 20 vitesh. 59 vjeçari njihej në fshat si “Arturo”. Ndërsa viktima është Drita Koni. Personi tjetër që mbeti i vrarë është Bardhok Gega, edhe ky shqiptar.

Dyshohet se burri kishte tentuar disa herë të rikthehej me ish-partneren, por ajo kishte refuzuar për shkak të një marrëdhënieje të re.

Sipas hetimeve fillestare, 59-vjeçari i ka sulmuar viktimat me një mjet pune të mprehtë, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai është ngjitur në kullën e kështjellës, ku ka pasur akses për shkak të punës së tij si kopshtar, dhe është hedhur, duke humbur jetën në vend.

Trupat e dy viktimave janë gjetur paraditen e sotme në një hendek, në një distancë të vogël nga njëri-tjetri, pranë një fushe ku ndodheshin disa koshere bletësh, për të cilat mësohet se kujdesej çifti. Alarmin e ka dhënë vëllai i gruas, i shqetësuar pasi nuk kishte marrë asnjë lajm prej saj.

Fshati është në gjendje shoku. Në një komunitet kaq të vogël, ku të gjithë njihen, lajmi është përhapur shpejt, duke lënë pas tronditje dhe mosbesim.

‘Një gjë që nuk do ta kishim imagjinuar kurrë’, shprehen disa banorë, ende të prekur nga ngjarja.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vajza e re e la të pastrehin të bënte dush, Por kur e pa atë më pas, i ra të fikët !! (VIDEO)
Next Post: Me origjinë shqiptare? Aktorja e famshme poston FOTON që mori gjithë vëmendjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme