Skip to content

Lajmi I Fundit

“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Mesazhi i fundit i shqiptarit që vrau bashkëshorten, partnerin e saj dhe veten…!

Posted on April 18, 2026 By admin No Comments on “Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Mesazhi i fundit i shqiptarit që vrau bashkëshorten, partnerin e saj dhe veten…!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në provincën e Astit pranë Torinos në Itali, ku një 59-vjeçar shqiptar vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe në fund edhe veten duke u hedhur kulla e një kështjelle.

Autori quhej Astrit Koni, ndërsa gruaja ishte Drita Koni (Meçollari). Të dy jetonin në Itali prej 20 vitesh.

“Më ke shkatërruar jetën në këto 15 vite, por tani gjithçka ka mbaruar.” Ky ishte mesazhi i fundit që Astrit Koni shkroi para se t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kulla e Castello di Cossombrato, një fshat i vogël me rreth 500 banorë në provincën e Astit.

Më pas ai hapi portën e kështjellës me çelësat që përdorte për punën e tij si kopshtar dhe, pasi arriti në katin e fundit, u hodh nga një dritare përpara syve të dëshmitarëve. Ishte ora 15:00 e pasdites të së premtes.

Askush nuk e priste që vetëvrasja e një njeriu që dukej i qetë dhe punëtor të fshihte një tragjedi kaq të rëndë. Vetëm 24 orë më vonë u zbulua e vërteta, pas denoncimit për zhdukjen e bërë nga vëllai i ish-gruas së tij, Drita Meçollari, 55 vjeçe.

Ai kishte kërkuar ndihmë duke thënë: “Motra ime nuk është kthyer në shtëpi prej dy ditësh”.

Më pas, policia kontrolloi vendet ku ajo shkonte zakonisht, derisa u gjet ajo dhe partneri i saj i ri, Bardhok Gega, të vdekur në një kanal pranë koshereve të bletëve që po rregullonin.

Sipas hetimeve paraprake, 59-vjeçari kishte pasur një lidhje 20-vjeçare me viktimën dhe kishte tentuar disa herë të rikthehej me të, por ajo kishte refuzuar dhe kishte nisur një marrëdhënie të re. I shtyrë nga xhelozia, ai dyshohet se i ka sulmuar dhe vrarë me një mjet prerës, atë së bashku me partnerin e saj të ri.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kreu i FBI-së kthehet në rrezik për sigurinë e SHBA-së, Byroja Federale në këmb: Patel është paranojak dhe i alkoolizuar
Next Post: Frikë se po e vëzhgon Trumpi? Rama shmang fotot me “vëlla” Aleks Soros edhe në Barcelonë..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme