Skip to content

Lajmi I Fundit

SKANDALI I SPAR/ “Zhduken” 2.5 ton salçiçe dhe ushqime të skaduara. Kompania hesht, refuzon transparencën (VIDEO)

Posted on April 24, 2026 By admin No Comments on SKANDALI I SPAR/ “Zhduken” 2.5 ton salçiçe dhe ushqime të skaduara. Kompania hesht, refuzon transparencën (VIDEO)

Raporti përfundimtar i auditimit, që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka ushtruar në Autoritetin Kombëtar të ushqimit, ka nxjerr ne pah një skandal të rëndë në zinxhirin e sigurisë ushqimore.

2.5 ton ushqime të skaduara, përfshirë edhe salçiçe të kontaminuara “Ëudy”, nuk kanë asnjë gjurmë të dokumentuar që të tregojë ku kanë përfunduar.

Sipas KLSH-së, shkeljet janë kryer nga Shoqëria “S.A”. Burime për “Ora News” bëjnë me dije se bëhet fjalë për subjektin “SPAR Albania”.

Ky subjekt duhet të asgjësonte në total 8,852 kg produkte mishi të kontaminuar, përfshirë edhe ushqime të tjera të skaduara.

Sipas KLSH në landfill rezultojnë të jenë çuar vetëm 6,280 kg ndërkohe mbi 2.5 ton produkte të destinuara për groposje nuk figurojnë askund.

Asnjë dokument. Asnjë shpjegim. Asnjë gjurmë.

Kjo nuk është thjesht një mospërputhje shifrash. Është një hendek alarmant që ngre dyshime të forta: Ku përfundoi kjo sasi masive ushqimi potencialisht e rrezikshme?

Sipas raportit, nuk ka prova që këto produkte janë asgjësuar, por thjesht u “zhdukën” pa gjurmë.

Auditimi zbulon gjithashtu se nuk ka asnjë dokument që provon dezinfektimin e ambienteve ku janë mbajtur këto produkte të kontaminuara.

Kjo do të thotë se, edhe produkte të tjera mund të jenë ekspozuar ndaj ndotjes, duke zgjeruar rrezikun përtej kësaj sasie.

Duke u nisur nga fakti se kjo çështje ka interes të lartë publik televizioni “Ora News” i është drejtuar me një kërkese për informacion “SPAR Albania”.

Në këtë rast SPAR ka vendosur të heshtë përballë një skandali që përfshin zhdukjen e 2.5 ton produkte të kontaminuara.

Në një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë ushqimore, mosdhënia e përgjigjeve vetëm sa thellon dyshimet dhe minon besimin e publikut.

Në këtë rast transparenca nuk duhet të trajtohet si opsion, por si një detyrim që ka kompania ndaj çdo konsumatori.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “I thanë që unë kisha të dashur” – Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që…
Next Post: Njihuni me parashikimin e motit për ditën e nesërme 25 prill 2026 (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme