Opinionistja e “Big Brother VIP 5”, Monika Kryemadhi, ka ndarë publikisht preferencën e saj për fituesin e këtij edicioni, duke theksuar se do të donte që çmimin ta merrte Miri.
Në një intervistë për “Breaking”, Kryemadhi tregoi se ka pasur një qëndrim të ndryshueshëm ndaj lojës së tij, por se me kalimin e kohës e ka vlerësuar strategjinë që ai ndoqi brenda shtëpisë.
“Ka pasur momente që Mirit i kam rënë. Javët e para i thashë ‘ik nga krevati’. Më pas kur ata vendosën të dy bashkë për të ndejtur në krevat, u kuptua që ishte një strategji dhe Miri do luante lojën e tij”, u shpreh ajo.
Kryemadhi u ndal edhe te një tjetër banore, Selin, për të cilën rezervoi vlerësime të veçanta, duke e konsideruar një figurë të fortë.
“Për fitoren kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Të isha në politikë atë zonjë do e bëja ministre direkte”, tha Monika.
Sipas saj, Selin ka treguar forcë përballë presioneve dhe sulmeve gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Në post-Big Brother mu duk shumë e vogël Selin. Ajo e ka përballuar gjithë ato sulme dhe luftë të jashtëzakonshme”, shtoi Kryemadhi.
Megjithatë, ajo e bëri të qartë preferencën e saj për fituesin: “Patjetër që do doja ta fitonte Miri, por një fitues është. Mendoj se Miri e ka fituar BB në këndvështrimin e tij. Për Brikenën më erdhi keq që nuk ishte në finale”.