Skip to content

Lajmi I Fundit

E bujshme! “Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë…!” – Ja çfarë tha Baton Haxhiu, që tërboi Sali Berishën?

Posted on April 24, 2026 By admin No Comments on E bujshme! “Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë…!” – Ja çfarë tha Baton Haxhiu, që tërboi Sali Berishën?

Prej disa ditësh, Sali Berisha, flet për “mafia të fjalës së lirë”, duke sulmuar veçanërisht analistin Baton Haxhiu.

Berisha deklaroi ditën e sotme se Haxhiu, të cilin e ka pagëzuar me emrin “Baton Stanishiq”, e krahason atë me Edi Ramën duke bërë paralele mes të dyve dhe duke pretenduar se kanë të njëjtët biznesmenë dhe e shijojnë njëlloj pushtetin.

Por çfarë ishte deklarata e Haxhiut, që duket se ka tërbuar kreun e PD, aq shumë sa ta përmendë vazhdimisht?

Ditën e hënë, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Haxhiu ka deklaruar se Berisha dhe Rama flirtojnë me të njëjtët biznesmenë, media dhe kanë infrastrukturë të njëjtë, ndaj lideri i opozitës e shijon pushtetin edhe duke qenë në opozitë.

Haxhiu tha se ky pushtet i duket i mjaftueshëm Berishës, ndaj ai nuk kërkon të rrëzojë Ramën, por të mbajë veten.

“Ne kemi një garë të dy partive, të cilat funksionojnë me parametra jashtë partiakë gati njëlloj. Kanë biznesmenë të njëjtë, medium të njëjta, infrastrukturën e bizneseve me të cilat merren, natyrshëm kanë sistemin paralel të njëjtë. Nëse këto dy parti, këto kushte i kanë pikat e përbashkëta, ky nuk quhet më opozitarizëm. Këtu e kam problemin me PD dhe Berishën, që pushtetin paralel ndaj Ramës e ka pushtet real të vetin. Berisha e ka një pushtet, si duket është i vetëmjaftueshëm, pasi shijon të gjitha gjërat që partia në pushtet shijon. Si mund të ndërtohet rrëfim i sinqertë, kur ti shijon të gjitha gjërat që pushteti shijon?

Meqenëse janë dy sisteme paralele, një pushteti dhe një i opozitës, që nuk funksionojnë me kryesi dhe strukturë por me sistem paralele, jashtë strukturave, kemi një problem. I kemi dy pushtete që funksionojnë brenda vetëvetes dhe që nuk i lënë hapësirë shoqërisë. Ajo që mungon është reagimi i shoqërisë.

Tela tha mungojën sindikatat, shoqëria civile, mediat janë të korruptuar, gjuha e korruptuar, si ndryshohet sistemi?

Probleme serioze janë këto. Kur shoh Berishën duke bërë protestë, shoh një njeri që ka pushtetin dhe bën protestën jo për të rrëzuar Ramën por për të mbajtur veten, këtu përfundon historia. Kjo shoqëri, nuk e ka më adrenalinën, dëshirën, për të ndryshuar diçka. Problemi nuk është i dy partive, por i shoqërisë, që nuk ka nerv të reagojë.

Fryma e ndryshimit, ky është njeriu që koketon me pushtetin. Si ta ndryshojmë pushtetin? Këtë historinë e Berishës e kam të mbyllur, pasi ka ndërtuar narrativën e demokracisë dhe po e vdes.

Shiko mediat, bizneset, shoqërinë civile, koketojnë bashkë, janë një pushtet”, deklaroi Haxhiu.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Burrat e martuar ja u transmetojnë grave HIV-in”, mjekja gjinekologe tregon mënyrat e transmetimit
Next Post: Edisa i tha që është gay, befason Arjan Konomi: “S’kam eksperiencë me të si femër, por ta dini mirë që unë do e…”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme