Skip to content

Lajmi I Fundit

E DHIMBËSHME ne Tirane! Burri më tradhton me gruan e martuar, priti të flija unë dhe e futi te krevati im..!

Posted on April 25, 2026 By admin No Comments on E DHIMBËSHME ne Tirane! Burri më tradhton me gruan e martuar, priti të flija unë dhe e futi te krevati im..!

Një grua, nënë e një djali gjashtëvjeçar, ka zbuluar një tradhti shkatërruese që ka tronditur jetën e saj dhe të familjes. Për gati një vit, bashkëshorti i saj kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të martuar, e cila gjithashtu ka 16 vite martesë dhe është nënë e dy fëmijëve.

“Unë jam një zonjë që kam 8 vite e martuar dhe jam nënë e një djali 6-vjeçar. Prej rreth 4 muajsh kam mësuar se bashkëshorti më ka tradhtuar me një grua tjetër, e cila është gjithashtu e martuar prej 16 vitesh dhe ka dy fëmijë.

Bashkëshorti im punonte në rrobaqepësi së bashku me dashnoren e tij, dhe prej më shumë se një viti më tradhtonte me të. Mua më thoshte se ishte jashtë orarit të punës, por në fakt shkonte në hotele me të. Në dhjetor të vitit të kaluar, më tha se do të shkonte në Dukagjin për të çuar një porosi, ndërkohë që ata të dy kishin shkuar bashkë në hotel. Ajo kishte marrë me vete edhe kunatën e saj, dhe priti derisa ajo të flinte për të shkuar në dhomën e burrit tim.

Tradhtinë e tyre e zbuloi edhe bashkëshorti i saj, në të njëjtën kohë kur e mësova dhe unë.

Shqetësimi im kryesor është se kjo zonjë, i thotë burrit tim të mos më japë asnjë lek për djalin tonë, dhe ai e dëgjon. Unë nuk po ia dal dot e vetme, jetoj me qira, puna që bëj nuk më paguan shumë, dhe për më tepër, bashkëshorti më ka futur në borxhe të cilat nuk po arrij t’i laj.“

Ajo ndan me dhimbje historinë e saj, duke rrëfyer se tradhtia ndodhte fshehurazi, ndërsa bashkëshorti i saj pretendonte se punonte jashtë orarit. Në të vërtetë, sipas saj, ai kalonte kohë me të dashurën e tij në hotele, madje edhe në udhëtime të largëta që “gjoja i justifikonte me punë”.

Një rast që ajo shprehet se e shokoi më shumë ishte një udhëtim në Dukagjin, ku bashkëshorti i saj dhe e dashura qëndruan së bashku në të njëjtin hotel. Gruaja pretendon se e dashura priti të zinte gjumi burrin e saj për t’u futur në dhomën e tij.

Tradhtia u zbulua në të njëjtën kohë si nga bashkëshortja e burrit ashtu edhe nga burri i të dashurës, duke sjellë një krizë të madhe në jetët e të gjithë të përfshirëve. Por për gruan e tradhtuar, pasojat kanë qenë shumë më të rënda.

Ajo thotë se e dashura, ka ushtruar ndikim të madh mbi bashkëshortin e saj, duke e bindur atë të mos japë asnjë mbështetje financiare për djalin e tyre.

Për momentin, gruaja thotë se është në vështirësi të mëdha ekonomike, jeton me qira dhe përpiqet të mbijetojë me një pagë të ulët, ndërsa mban mbi supe edhe borxhet e grumbulluara nga bashkëshorti i saj.

“Gratë duhet të bëjnë kujdes. Ka femra që enden rrugëve dhe i shpëlajnë trurin burrave tanë, duke i kthyer ata kundër familjeve të tyre.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Këmbimi valutor 26 prill 2026! Euro në pikiatë, mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot
Next Post: Maska me kos që zhduk rrudhat për 1 ditë – receta natyrale që po çmend internetin dhe jep rezultate të menjëhershme (VIDE0)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme