Skip to content

Lajmi I Fundit

“Pse të ndodh kjo vazhdimisht?”/ I shpëtoi sërish atentatit, Trump e krahason veten me Abraham Lincoln

Posted on April 26, 2026 By admin No Comments on “Pse të ndodh kjo vazhdimisht?”/ I shpëtoi sërish atentatit, Trump e krahason veten me Abraham Lincoln

Presdienti i SHBA, Donald Trump e krahason veten me Abraham Lincoln kur u pyet sepse i ndodh vazhdimisht të jetë objekt i atentateve.

Trump ishte subjekt i dy atentateve për vrasje në vitin 2024.

“Pyes me respekt, pse mendoni se kjo vazhdon t’ju ndodhë?”, pyeti një gazetar në konferencën për shtyp pas incidentit.

“Epo, e dini, unë kam studiuar atentatet dhe duhet t’ju them, njerëzit me më shumë ndikim, njerëzit që bëjnë më shumë…Hidhini një sy njerëzve… Abraham Lincoln. Dua të them, kaloni nëpër njerëzit që kanë kaluar nëpër këtë ku i kanë çuar.Por njerëzit që bëjnë më shumë, njerëzit që kanë ndikimin më të madh, janë ata që ata ndjekin.”, u përgjgigj Trump.

Presidenti Lincoln ishte presidenti i parë amerikan që u vra pasi u qëllua në kokë nga John Wilkes Booth në 1865.

Një incident i rëndë sigurie ndërpreu mbrëmjen e së shtunës darkën tradicionale të White House Correspondents’ Dinner, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u evakuuan me urgjencë pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në sallën e hotelit Washington Hilton, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.

Sipas autoriteteve, një person i dyshuar u arrestua në vendngjarje nga FBI, ndërsa Shërbimi Sekret konfirmoi se incidenti ndodhi pranë zonës kryesore të kontrollit të sigurisë në hyrje të hotelit. Gazetarët dhe të ftuarit u detyruan të fshiheshin poshtë tavolinave, ndërsa agjentët e sigurisë nxorën armët dhe bërtisnin “të shtëna me armë”.

Në një deklaratë më vonë nga Shtëpia e Bardhë, Trump vlerësoi reagimin e forcave të rendit, duke bërë të ditur se një agjent i Shërbimit Sekret ishte goditur nga një plumb, i cili u ndal nga jeleku antiplumb. Ai shtoi se hetuesit po drejtohen drejt rezidencës së të dyshuarit në Kaliforni.

Presidenti Donald Trump tha se një i dyshuar “i armatosur me armë të shumta” sulmoi një pikë kontrolli sigurie përpara se të qëllojë me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Trump u largua me nxitim nga skena dhe ai dhe anëtarët e kabinetit të tij janë të gjithë të sigurt.

Pak momente para se të dilte në konferencë për shtyp, Presidenti Trump publikoi në llogarinë e tij në Truth Social videon e marrë nga kamerat e sigurisë që tregon momentin kur autori i arrestuar kalon kordonin e sigurisë për tu futur në ambientet ku mbahej darka me gazetarët.

Presidenti thotë se sapo ka postuar në rrjetet sociale një foto të personit që ndodhet në paraburgim, si dhe pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë fillimin e të shtënave.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Atentat në darkën e Shtëpisë së Bardhë, presidenti Trump largohet me urgjencë nga darka me gazetarët (VIDEO)
Next Post: Krijuesi i videolojërave dhe mbështetësi i Kamala Harris, ‘CV-ja’ e mësuesit 31-vjeçar që hapi zjarr në darkën e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme