Skip to content

Lajmi I Fundit

Atentati në Lezhë, viktimat burrë 39-vjeçë dhe gruaja 32-vjeçë, trupat ende në makinë (VIDEO)

Posted on April 26, 2026 By admin No Comments on Atentati në Lezhë, viktimat burrë 39-vjeçë dhe gruaja 32-vjeçë, trupat ende në makinë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar ditën e sotme në Balldren të Lezhës, ku një çift bashkëshortësh kanë mbetur viktima të një atentati me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një automjeti tip “Audi Q7”, ku udhëtonin viktimat. Si pasojë e të shtënave, kanë humbur jetën në vend Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

Trupat e viktimave janë ende brenda automjetit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nga të dhënat rezulton se Kreshnik Mujeci ka qenë një emër i njohur për policinë. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar së bashku me vëllain e tij, Lin Mujeci, pasi dyshoheshin si autorë të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Aktualisht, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Dalin pamjet, momenti kur autori i sulmit në darkën e Trump i shpëton sigurisë dhe futet në sallë..!(VIDEO)
Next Post: “Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata tronditëse e Rogertit: Më ka bërë gruan…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme