Skip to content

Lajmi I Fundit

Abuzimet me tenderat mln euro/ SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle edhe në banesat e familjarëve

Posted on April 29, 2026 By admin No Comments on Abuzimet me tenderat mln euro/ SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle edhe në banesat e familjarëve

SPAK urdhëron kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku për abuzime me tenderat qindra miliona euro të rrugëve. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan për mediat se janë miratuar më vendim të gjykatës të paktën 15 kontrolle në kuadër të dosjes Balluku, përfshirë dhe familjarë të saj.

Burimet konfirmojnë se është ushtruar kontroll në banesën e Mired Recit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, por edhe personave të tjerë të lidhur me të, në kuadër të hetimeve që po kryhen edhe në drejtim të pasurisë.

Reci, rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i zv.kryeministres Balluku, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko. Gjatë këtyre kontrolleve që pasojnë ato të dhjetorit 2025 dhe janarit të këtij viti, mësohet se janë sekuestruar sërish celularë, dokumente që sipas prokurorëve i shërbejnë hetimit të çështjes. Në kuadër të hetimit, prokurorët e posaçëm kanë kërkuar informacion jashtë vendit, përmes letërporosive.

Belinda Balluku është e pandehur për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për lotet e Unazës së Madhe që kapin vlerën e qindra miliona euro. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve. Ndërkohë që më herët maxhoranca socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për arrestimin e Ballukut. Nisur nga kontrollet e fundit dhe fazën e re në të cilën kanë hyrë hetimet, mbetet për t’u parë nëse prokurorët e posaçëm do ta ripërsëririn kërkesën për leje për të arrestuar ish-numrin dy të qeverisë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Deklarata e fortë e Vuçiç: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar
Next Post: Ja pamjet nga momenti kur shpërtheu varka në Venecia, e pëson pronari i mjetit lundrues (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme