Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Në Evropë, një qendër ciklonare në Jugperëndim sjell rrebeshe shiu dhe erëra të forta në gadishullin Iberik, ndërsa Ballkani paraqitet me reshje të pakta dhe lokale. Pjesa më e madhe e kontinentit mbetet me mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe temperatura të ngrohta.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, bregdeti dhe zonat e ulëta dominohen nga kthjellime. Në zonat malore priten reshje të pakta në veri dhe lindje. Temperaturat variojnë nga 4°C deri në 27°C. Era fryn nga Jugperëndimi deri në 35 km/h, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, rajoni i Ballkanit dhe brigjet e Detit të Zi dominohen nga reshje shiu dhe herë pas here stuhi ere, më të theksuara në juglindje. Ndërsa Evropa Veriore dhe Qendrore mbetet me mot të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja sjell kthjellime dhe vranësira të shpeshta, me reshje të pakta në veri dhe qendër.
Pasdite, vranësirat shtohen duke sjellë reshje në të gjithë vendin, më intensive në zonat lindore. Temperaturat pësojnë rënie nga 2°C deri në 22°C. Era fryn deri në 55 km/h, duke krijuar dallgëzim 3–4 ballë.