Skip to content

Lajmi I Fundit

“NËNA më detyroi të pros*tituoja që kur isha 14-vjeçe”, Trondit vajza: Më njohu me një plakush dhe…!

Posted on April 29, 2026 By admin No Comments on “NËNA më detyroi të pros*tituoja që kur isha 14-vjeçe”, Trondit vajza: Më njohu me një plakush dhe…!

Një histori e rëndë abuzimi ka dalë në dritë në Itali, ku 29-vjeçarja Maila Micheli ka rrëfyer se si u detyrua nga nëna e saj të hynte në prostitucion që në moshën 14-vjeçare. Në dëshminë e saj, Maila tregon se gjithçka nisi gradualisht, duke u përballur çdo javë me situata të rënda dhe të dhimbshme.

“Kaloja çdo të hënë me një burrë më të madh në moshë. Ai më neveriste. Më rridhte gjak në dush duke u fërkuar, ishte e vetmja mënyrë që ndihesha më e pastër”-, rrëfen ajo.

Sipas saj, nëna kishte ushtruar presion psikologjik që në moshë të vogël, duke i treguar fotografi të papërshtatshme dhe duke e bindur për fitimet që sillte prostitucioni. Maila kujton momentet e dëshpërimit të thellë:

“Isha e bindur se do t’i jepja fund jetës sime, nuk mund ta duroja më”.

Një nga episodet më të rënda, sipas saj, ishte kur nëna e bindi të publikonte një njoftim në gazetë me një identitet të rremë, duke ofruar shoqëri për të rritur. Tarifat, sipas Mailës, ishin vendosur nga vetë nëna: 80, 100 dhe 200 euro, në varësi të kërkesave të klientëve. Ajo thekson se ndjenja e tradhtisë ishte e thellë, pasi bëhej fjalë për personin që duhej ta mbronte.

“Nuk e mendon kurrë që nëna jote do të të bëjë diçka të tillë”, shprehet ajo.

Maila rrëfen gjithashtu se në një moment kishte tentuar t’i jepte fund jetës, por u shpëtua nga qeni i saj.

“Nëse jam këtu sot, është falë saj”, përfundon ajo./ Top Channel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Gruaja e fal për vr*sjen e vajzës së saj dhe i ofron punë, ndërsa ai pas disa vitesh e vr*t edhe atë!
Next Post: “Dita më e nxehtë e vitit”/ Meteorologia befason me parashikimin në ditën e fundit të Prillit bëhuni gati për Majin…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme