Skip to content

Lajmi I Fundit

“Dita më e nxehtë e vitit”/ Meteorologia befason me parashikimin në ditën e fundit të Prillit bëhuni gati për Majin…

Posted on April 29, 2026 By admin No Comments on “Dita më e nxehtë e vitit”/ Meteorologia befason me parashikimin në ditën e fundit të Prillit bëhuni gati për Majin…

Sot shënohet një nga ditët më të nxehta të këtij viti deri më tani, duke sjellë ndjesinë e parë të verës, edhe pse kalendarikisht jemi ende në pranverë.

Meteorologia Tanja Porja, bëri të ditur se temperaturat do të arrijnë kulmin për këtë periudhë.

Sipas saj, dita karakterizohet nga zagushi dhe temperatura maksimale pritet të ngjitet deri në 29 gradë Celsius, duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të vitit 2026 deri tani.

“Zagushi dhe mund të jetë dita më e nxehtë e 2026-ës, deri në këto momente, sepse jemi ende në pranverë dhe ditë më të nxehta na presin për verën, por sot temperatura maksimale do të ngjitet të paktën në 29 gradë Celsius. Mëngjesi ka shënuar një rënie krejt të lehtë, të pandjeshme, në zonat perëndimore.

Dita fillon e kthjellët me vranësira kalimtare. Vranësirat shtohen gjatë mesditës, gjatë pasdites, duke prodhuar edhe reshje të pakta, kryesisht në zona të izoluara, në gjysmëlindore të territorit. Bregdeti do të mbetet pa reshje gjatë gjithë kësaj periudhe. Maksimumet e ditës së sotme shënojnë një tjetër rritje, jo vetëm në territorin shqiptar, në gjithë rajonin e Ballkanit.

Në zonat malore kemi deri në 25 gradë celsius, në gjysmën perëndimore 27-28, dhe 29 gradë celsius në skajin jugor dhe jugperëndim 29 gradë celsius”, tha meterologia Tanja Porja

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “NËNA më detyroi të pros*tituoja që kur isha 14-vjeçe”, Trondit vajza: Më njohu me një plakush dhe…!
Next Post: Vajza qau teksa u martua me plakun, por sekreti i tij u zbulua gjatë natës së tyre të martesës…(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme