Skip to content

Lajmi I Fundit

Reagon Berlini pas njoftimit për tërheqjen e 5000 trupave amerikane nga Gjermania

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on Reagon Berlini pas njoftimit për tërheqjen e 5000 trupave amerikane nga Gjermania

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka deklaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr një pjesë të trupave nga Evropa ishte i pritshëm dhe i parashikueshëm.

Sipas tij, evropianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, duke theksuar nevojën për forcim të kapaciteteve mbrojtëse në kontinent, shkruan skynews.

Pistorius bëri të ditur se Gjermania do të bashkëpunojë ngushtë me “Grupin e Pesëve”, ku bëjnë pjesë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Polonia, në misionet e ardhshme të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupat nga Evropa, përfshirë Gjermaninë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Pentagoni ka njoftuar planet për të tërhequr rreth 5000 trupa amerikane nga territori gjerman.

Pavarësisht këtij zhvillimi, ministri gjerman theksoi se vendi i tij është “në rrugën e duhur” sa i përket forcimit të mbrojtjes, duke përmendur zgjerimin e Bundeswehrit, përshpejtimin e prokurimit të pajisjeve ushtarake dhe investimet në infrastrukturë.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tërheqjen e trupave ushtarake gjatë vitit të ardhshëm, në kuadër të një rishikimi më të gjerë të pranisë së tyre ushtarake në Evropë.

Vendimi është konfirmuar nga Pentagoni dhe pritet të zbatohet brenda një periudhe prej 6 deri në 12 muajsh.

Gjermania ka qenë për dekada një shtyllë kyçe e pranisë ushtarake amerikane në Evropë, duke shërbyer si qendër logjistike dhe operacionale për misionet e NATO-s dhe operacionet amerikane në rajone të ndryshme të botës.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Injorim total: Ish-çifti Rozana Radi dhe MC Kresha shmangin njëri-tjetrin ndonëse u gjendën në të njëjtën studio televizive (VIDEO)
Next Post: Milioneri maskohet si lypës për të testuar të fejuarën e tij, ajo që zbuloi për të preku të gjithë! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme