Skip to content

Lajmi I Fundit

“Mjaft me pamje të rënda”, Tabaku pas tragjedisë në Durrës: Dhimbja nuk është spektakël

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on “Mjaft me pamje të rënda”, Tabaku pas tragjedisë në Durrës: Dhimbja nuk është spektakël

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Medias dhe Drejtave të Njrriut ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë pasi u përplasën nga një makinë që hipi mi trotuar, duke e cilësuar ngjarjen si një dhimbje të thellë për gjithë shoqërinë.

Në reagimin e saj, Tabaku thekson se, përtej tragjedisë, është edhe më shqetësuese mënyra se si disa media kanë transmetuar pamje të rënda nga vendi i ngjarjes.

“Tragjedia në Durrës, me humbjen e dy jetëve të dy fëmijëve të pafajshëm, ka tronditur të gjithë. Edhe më mizor është transmetimi pa filtër i pamjeve të aksidentit që u mori jetën. Dhimbja nuk mund të kthehet në spektakël,” shprehet Tabaku.

Ajo i bën thirrje Autoriteti i Mediave Audiovizive që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar transmetimin e pamjeve të tilla dhe për të garantuar respektimin e standardeve etike në raportimin mediatik.

Sipas saj, informimi i publikut është një detyrim, por nuk mund të bëhet në kurriz të dinjitetit njerëzor dhe dhimbjes së familjarëve.

“Informimi është detyrim por dinjiteti njerëzor është kufiri që nuk duhet kaluar,” përfundon reagimi i saj

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vodhën 9 banesa në Tiranë, në pranga 2 persona, po lëviznin me një motor të vjedhur (VIDEO)
Next Post: “Na falni me gjithë shpirt kemi vendosur të…” Fëmijët e 57 vjeçarit që përplasi 3 fëmijët bëjnë veprimin e paimagjinueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme