Skip to content

Lajmi I Fundit

“Na falni me gjithë shpirt kemi vendosur të…” Fëmijët e 57 vjeçarit që përplasi 3 fëmijët bëjnë veprimin e paimagjinueshëm

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on “Na falni me gjithë shpirt kemi vendosur të…” Fëmijët e 57 vjeçarit që përplasi 3 fëmijët bëjnë veprimin e paimagjinueshëm

Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe mbarë opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për herë të parë fëmijët e autorit të ngjarjes, 57-vjeçarit Nikoll Radaçi.

Në një mesazh të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, vajza dhe djali i tij shprehin dhimbjen e thellë dhe kërkojnë falje publike ndaj familjeve të viktimave për tragjedinë e rëndë që ndodhi.

“Sot dalim përpara familjeve të viktimave me një dhimbje shumë të madhe dhe me një barrë të rëndë në zemër. Në emrin tonë dhe të familjes sonë, kërkojmë falje publike për tragjedinë që ka ndodhur,” – shprehen ata.

Ata theksojnë se janë të vetëdijshëm se asnjë fjalë nuk mund të lehtësojë dhimbjen e familjeve që humbën fëmijët e tyre, ndërsa e cilësojnë këtë ngjarje si një plagë që do të mbetet përjetë.

“E dimë që asnjë kërkim faljeje nuk mund të kthejë jetët e humbura. Megjithatë, ndjejmë detyrimin moral dhe njerëzor të përulemi me respekt të thellë dhe të shprehim keqardhjen tonë më të sinqertë,” – vijon mesazhi.

Në reagimin e tyre, ata nënvizojnë se nuk po kërkojnë justifikime dhe nuk po shmangin përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, duke u shprehur të gatshëm të përballen me drejtësinë dhe të mbështesin familjet e prekura në çdo mënyrë të mundshme.

Një apel i veçantë u drejtohet drejtpërdrejt familjeve të viktimave:

“Ju kërkojmë falje me gjithë shpirt. Dhimbja juaj është e paimagjinueshme dhe e padrejtë.”

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi në lagjen nr. 15 në Durrës, ku 57-vjeçari, duke drejtuar një automjet tip “Benz ML” në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe përplasi tre fëmijë që po luanin në trotuar. Si pasojë, dy prej tyre humbën jetën, ndërsa një tjetër vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe ka hapur debat të gjerë mbi sigurinë rrugore dhe përgjegjësinë individuale.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se përgjegjësia për një akt të tillë është individuale. Familjarët e autorit, pavarësisht dhimbjes, nuk mbajnë përgjegjësi për veprimin e tij dhe nuk duhet të bëhen objekt gjykimi apo sulmesh, në një moment kaq të rëndë për të gjitha palët e përfshira.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Mjaft me pamje të rënda”, Tabaku pas tragjedisë në Durrës: Dhimbja nuk është spektakël
Next Post: Kam dy milionë EURO”/ Duan të më vrasin!! Cllevio te Grida Duma: Jetoj në bunker, ja pse lëviz me makinë të blinduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme