Presidenti Donald Trump tha të dielën se përfaqësuesit e tij po zhvillojnë diskutime shumë pozitive me Iranin, ndërsa të dy vendet shkëmbejnë propozime për paqe.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm se përfaqësuesit e mi po zhvillojnë diskutime shumë pozitive me vendin e Iranit dhe se këto diskutime mund të çojnë në diçka shumë pozitive për të gjithë”, tha ai në një postim në Truth Social.
Ai gjithashtu u shpreh se SHBA-të do të fillojnë shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit të hënën në një përpjekje që ai e quajti “Projekti Liria”. Ai theksoi se nëse ndërhyhet në këtë proces, kjo ndërhyrje do të trajtohet me forcë.
“Vende nga e gjithë bota, pothuajse të gjitha të cilat nuk janë të përfshira në mosmarrëveshjen e Lindjes së Mesme, i kanë kërkuar SHBA-së të lirojë anijet e bllokuara në ngushticën kyçe. Ata janë thjesht kalimtarë neutralë dhe të pafajshëm! Për të mirën e Iranit, Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara, ne u kemi thënë këtyre vendeve se do t’i nxjerrim anijet e tyre në mënyrë të sigurt nga këto rrugë ujore të kufizuara, në mënyrë që ato të mund të vazhdojnë lirisht dhe me aftësi punën e tyre. Ky është një gjest humanitar në emër të Shteteve të Bashkuara, vendeve të Lindjes së Mesme, por, në veçanti, të vendit të Irani” postoi ai në Truth Social.