Skip to content

Lajmi I Fundit

Moti bën ‘kthesën’ e fortë/ Porja: Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, ja sa do të shkojë temperatura në fundjavë

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on Moti bën ‘kthesën’ e fortë/ Porja: Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, ja sa do të shkojë temperatura në fundjavë

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja e cila u shpreh se moti në Shqipëri pritet të pësojë një ndryshim drastik gjatë ditëve në vijim, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave dhe duke paralajmëruar ardhjen e parakohshme të ditëve të nxehta verore.

Fundjava që lamë pas duket se do të jetë më e freskëta për një kohë të gjatë, pasi çdo fundjavë pasuese pritet të jetë akoma më e nxehtë.

Java ka nisur me temperatura relativisht të buta, me maksimumin që arrin në 24 gradë Celsius. Megjithatë, kjo situatë do të ndryshojë shpejt. Nga dita e martë pritet një rritje në 26 gradë, ndërsa e mërkura do të shënojë 27 gradë.

Kthesa e madhe pritet të enjten dhe të premten, ku termometri do të ngjitet me shpejtësi, duke kulmuar gjatë fundjavës.

“Në fakt unë e theksova në një intervistë që fundjava që lamë pas do të jetë fundjava më e freskët.

Çdo fundjavë që vjen do të vijë duke u nxehur. Kështu që presim që termometri në pjesën e dytë të kësaj jave, që nga dita e mërkurë dhe në vijim ne do ta ndjejmë menjëherë.

Ndërkohë fundjavë do ta ndjejmë që në orët e para të mëngjesit. Duke qenë se të paktën deri ditën e mërkurë, temperaturat minimale do rriten shumë lehtë, me 1-2 gradë, dhe do jetë pak freskët për të gjithë ata që do dalin në mëngjes herët, rreth orës 6:00 të mëngjesit për në punë, do ta ndjejnë pak freskët, do të dalin patjetër me një xhaketë.

Duke filluar që nga e premtja dhe fundjava, menjëherë termometri regjistron edhe në zonat malore minimalet 9 apo 10 gradë dhe maksimumet 29-30 gradë, pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore.

Do ketë zona të izoluara, Elbasani, Berati, Gjirokastra, që do t’i afrohen 30-31 gradëshit dhe parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm.

Do përjashtoja të mërkurën dhe të enjten, mesjava ku do të kemi zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe gjysmën lindore, verilindje, duke sjellë momente me pika shiu, rrebeshe të izoluara që zgjatin vetëm disa minuta.

Pjesa tjetër e territorit do jetë kryesisht e kthjellët. Fundjava, e premtja, e shtuna, e diela, jo vetëm nën mbizotërimin e kthjellimeve, por relativisht shumë më e ngrohtë krahasuar me çdo fundjavë të pranverës që kemi kaluar deri më tani”, u shpreh Porja.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Përplasje e ashpër në “Ferma Vip”, Adioni i drejtohet me fjalë fyese Mimoza Ahmetit: Ahmetoviq, bushtër! Të ta jap për fytyre (VIDEO)
Next Post: Selin Bollati dhe DJ Gimbo të lidhur para BBV 5? Greta Kazazi zbulon si qëndron e vërteta: Me babain e Selin…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme