Skip to content

Lajmi I Fundit

“Fëmijët nuk duhet të rrinë në rrugë”/ Avokati Spartak Ngjela: Në atë moshë nuk mund t’i lësh…

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on “Fëmijët nuk duhet të rrinë në rrugë”/ Avokati Spartak Ngjela: Në atë moshë nuk mund t’i lësh…

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, aksidentin tragjik që ndodhi në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos rëndë një tjetër.

Sipas avokatit është rritur kriminaliteti i shoferëve të papërgjegjshëm dhe për këtë fajin e ka policia. Por nga ana tjetër, ai vendosi përgjegjësi edhe mbi familjarët e të miturve, pasi sipas avokatit, fëmijë të asaj moshë nuk duhet të jenë në rrugë.

“Është tragjedi. Por ata nuk bëjnë mirë që i lënë fëmijët në rrugë. Sot dihet se një pjesë e atyre që ngasin makinat në këtë mënyrë janë të dehur. E ka fajin policia. Sepse këta që janë të dehur paguajnë policinë. Ky është problemi. Është shtuar kriminaliteti i shoferëve të pakujdesshëm. Pastaj këto janë gjëra që ndodhin. Fëmijët në atë moshë nuk mund të rrinë në rrugë. Por është fatkeqësi, nuk kemi çfarë t’i bëjmë”– tha avokati.

Kujtojmë se fëmijët ishin duke luajtur në trotuar në momentin që Nikollë Radaçi me shpejtësi të lartë, i mori para me makinën e tij “Benz”. Dy të mitur humbën jetën, teksa i treti ndodhet në spitalin e Traumës.

57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur. Madje, vetëm një ditë më parë, një banor kishte shmangur për pak një aksident bashkë me nipin e tij të mitur. Mësohet se ai ishte ndëshkuar edhe më herët nga policia, ndërsa në dy raste i ishte hequr leja e drejtimit për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Ngjarja tragjike, sipas dëshmive të banorëve, shihet si një aksident i paralajmëruar.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Shkatërrues raketash nga deti dhe 100 avionë luftarakë nga ajri, dy anije amerikane kalojnë me sukses Ngushticën e Hormuzit, Trump shpalos planin strategjik “Liria”
Next Post: Tensionet në Ferma Vip, Moza u përgjigjet akuzave të vajzave: Nëse s’doni spektakël, mos ma zini emrin në gojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme