Skip to content

Lajmi I Fundit

VIDEO TRONDITËSE! U raportua si vdekje nga arresti kardiak, gazetarja zbardh detajet e vr*sjes së 59-vjeçarit në Durrës, si u zbulua ngjarja pas 4 ditësh

Posted on May 8, 2026 By admin No Comments on VIDEO TRONDITËSE! U raportua si vdekje nga arresti kardiak, gazetarja zbardh detajet e vr*sjes së 59-vjeçarit në Durrës, si u zbulua ngjarja pas 4 ditësh

Më datë 13 prill në lagjen nr. 18 të Durrësit ndodhi një ngjarje e rëndë ku humbi jetën 59-vjeçari Sajmir Markjas.

Fillimisht u raportua se viktima humbi jetën për shkaqe natyrale, por pas hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë u zbulua se bëhej fjalë për një ngjarje me natyrë kriminale. Sipas policisë, 42-vjeçari Gentian Kraja është konfliktuar me 59-vjeçarin për motive të dobëta dhe më pas e ka goditur me grushte.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mbrëmjen e sotme në Top Story, ka dhënë më shumë detaje se si ndodhi dinamika e ngjarjes kriminale, duke u shprehur se ishte familja ajo që me këmbënguljen e saj zbuloi më shumë për vrasjen e 59-vjeçarit.

“Në momentin e parë ngjarja është trajtuar si vdekje natyrale nga arresti kardiak. Insistimi i familjarëve, dyshimet e tyre në lidhje me dëmtimet bënë që Prokuroria t’i kërkojë policisë së Durrësit për veprime shtesë, që çoi nga vdekja natyrale në vrasje aksidentale, nga pakujdesia dhe është referuar në Prokurori.

Nuk është mbyllur hetimi sepse ka edhe prova të tërthorta që mund të çojnë në një vepër më të rëndë si vrasje me paramendim nga ana e autorit sepse nuk shprehu pendesë pas ngjarjes. Është në pranga 42-vjeçari Gentian Kraja.

Për personat e tjerë nuk ka vepra penale. Vetë familjarët kanë bërë një hetim personal. Nga ana e policisë asnjë nga dëshmitarët nuk kanë referuar konfliktin fizik që viktima pati me autorin. Nuk ka vepra penale për dëshmitarët okularë.

Policia pretendon që nuk jemi në rast të një fshehjeje të kësaj ngjarjeje. Ende nuk mund të themi nëse ky grusht ka qenë shkaku i vdekjes së të ndjerit. Kështu pretendohet zyrtarisht deri në daljen e të gjitha analizave mjeko-ligjore”, u shpreh Bezat./TCH

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Nga heshtja për të shkuarën te dëshira për të krijuar FAMILJE: Elvana Gjata rrëfen për jetën e sajë private..! (VIDEO)
Next Post: “Karçanaj sot doli” – Hoxha: Burgjet janë mbushur me njerëz të zakonshëm. Ja kush janë të paprekshmit që janë larg qelive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme