Skip to content

Lajmi I Fundit

“Ka fituar 44 milionë euro tendera”, Xama tregon biznesin e frikshëm me fonde publike të kompanisë së Nikolin Jakës që helmoi studentët

Posted on May 8, 2026 By admin No Comments on “Ka fituar 44 milionë euro tendera”, Xama tregon biznesin e frikshëm me fonde publike të kompanisë së Nikolin Jakës që helmoi studentët

Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë u paraqitën me simptoma helmimi pas konsumimit të vaktit të drekës një ditë më parë.

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se helmimi dyshohet të ketë ardhur nga shërbimi i kateringut i ofruar nga kompania “Sori-Al”, e lidhur me kreun e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka.

Sipas saj, prej vitesh fiton tenderët kryesorë të kateringut në reparte ushtarake e çerdhe.

“Kompania ‘Sori-Al’, së bashku me kompaninë AGS, që janë në pronësi të Alma Tafanit dhe më parë kanë pasur lidhje pronësie edhe me Nikolin Jakën, kanë përfituar nga viti 2018 deri më sot rreth 44 milionë euro tenderë në fushën e shpërndarjes së ushqimit dhe lavanderisë.

Rreth 18.8 milionë euro janë kontrata për ushqimin në spitale, ndërsa 12.2 milionë euro janë kontrata për Akademinë e Policisë dhe repartet ushtarake. Kompania tjetër, AGS, ka përfituar rreth 4 milionë euro tenderë për furnizimin me ushqime në çerdhe dhe kopshte.

Nëse flasim për tregun e tenderëve në spitale, reparte ushtarake, Akademinë e Sigurisë, çerdhe dhe kopshte, këto kompani zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut, rreth 25% të tij”- tha Xama.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Karçanaj sot doli” – Hoxha: Burgjet janë mbushur me njerëz të zakonshëm. Ja kush janë të paprekshmit që janë larg qelive
Next Post: Pasi ofendoi Arbanën, Fabjola bën mimika të çuditshme para kamerës shtanget publiku (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme