Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baghaei, paralajmëroi SHBA-në pas raportimeve për sulme ushtarake amerikane ndaj anijeve iraniane në ngushticën e Hormuzit.
Me anë të një postim në X, ai deklaroi se aventurizmi dhe propaganda që SHBA-ja po tenton të tregojë nuk e fshehin dot dështimin e saj në luftë. Baghaei theksoi se arritjet dhe sulmet sporadike nuk kanë asnjë ndikimi mbi realitetin.
“Eufemizmat intriguese dhe naive, të tilla si ‘një shuplakë e lehtë’, nuk mund të bëjnë asgjë për të fshirë turpin e thellë që lind nga narcizmi, lakmia, keqllogaritjet e pamatura dhe papërgjegjësia e paligjshme. Pasojat e këtij aventurizmi të çuditshëm dhe sjelljeje mashtruese tani i janë bërë të qarta të gjithë botës. Cicërimat e shkëputura dhe iluzive nuk kanë më asnjë ndikim mbi realitetin, megjithëse, si gjithmonë, sa më thellë zhyten në marrëzi, aq më shpikës bëhen në justifikimin e saj”, shkroi ai në ‘X’.
Komentet e tij vijnë ndërsa ushtria amerikane tha më herët sot se qëlloi dy anije cisternash me flamur iranian, të cilat me sa duket po përpiqeshin të anashkalonin bllokadën e vazhdueshme të porteve iraniane nga SHBA. Pavarësisht këtyre sulmeve, SHBA-të presin një përgjigje sot nga Teherani mbi një propozim për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.