Skip to content

Lajmi I Fundit

“Janë tallur me SHBA-të për 47-vite”, Trump shpërthen ndaj Iranit: Ata nuk do të qeshin më me ne pasi ti bëjm..!

Posted on May 10, 2026 By admin No Comments on “Janë tallur me SHBA-të për 47-vite”, Trump shpërthen ndaj Iranit: Ata nuk do të qeshin më me ne pasi ti bëjm..!

Trump tha se për 47 vjet iranianët i kanë mbajtur SHBA-të pezull…

Ndërsa të gjithë prisnin të dinin diçka më shumë mbi propozimin e Teheranit, presidenti amerikan, Donald Trump ka shpërthyer në akuza ndaj Iranit se ka mashtruar SHBA-të dhe botën mbarë për 47-vite me radhë.

Teksa nuk përmendi asgjë mbi përgjigjen e Iranit për paktin e paqes, Trump zgjodhi të sulmonte administratën Trump dhe Biden, si shkaktarët që sollën fuqizimin e Iranit në këtë pikë.

Me anë të një postimi në rrjetin social, “TruthSocial”, Trump tha se për 47 vjet iranianët i kanë mbajtur SHBA-të pezull, duke i lënë të presim dhe duke vrarë njerëz në rrugë. Trump tha se kësaj epoke i ka ardhur fundi dhe se Irani nuk do të qeshë më me lojërat që i ka bërë Amerikës ndër vite.

“Irani ka luajtur lojëra me Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës për 47 vjet (VONESË, VONESË, VONESË!) dhe më në fund goditi “minën e artë” kur Barack Hussein Obama u bë president. Ai jo vetëm që ishte i mirë me ta, por ishte i shkëlqyer, duke kaluar praktikisht në anën e tyre, duke braktisur Izraelin dhe të gjithë aleatët e tjerë, dhe duke i dhënë Iranit një jetë të re të fuqishme dhe shumë të madhe.

Qindra miliarda dollarë dhe 1.7 miliardë dollarë në para të gatshme, të dërguara me aeroplan në Teheran, iu dorëzuan atyre në një pjatë argjendi. Çdo bankë në Uashington, Virxhinia dhe Merilend u zbraz. Ishin aq shumë para sa kur mbërritën, banditët iranianë nuk kishin idenë se çfarë të bënin me to. Ata nuk kishin parë kurrë para të tilla dhe nuk do të shohin më kurrë. Ato u nxorën nga avioni me valixhe dhe çanta dore, dhe iranianët nuk mund ta besonin fatin e tyre. Më në fund gjetën PINDIN më të madh nga të gjithë, në formën e një Presidenti Amerikan të dobët dhe budalla. Ai ishte një katastrofë si “Udhëheqësi” ynë, por jo aq i keq sa Joe Biden i përgjumur! Për 47 vjet, iranianët na kanë “përgjuar”, duke na lënë në pritje, duke vrarë njerëzit tanë me bombat e tyre në rrugë, duke shkatërruar protestat dhe së fundmi duke zhdukur 42,000 protestues të pafajshëm e të paarmatosur, dhe duke qeshur me vendin tonë, tani PËRSËRI TË MADH. Ata nuk do të qeshin më!”, shkroi Trump.

Pavarësisht se Trump nuk përmendi asgjë për paktin, irritimi i tij në median sociale tregon se përgjigja e Irani nuk është ajo çfarë priste presidenti amerikan. Nëse një gjë e tillë është e vërtetë, me shumë mundësi lufta mes dy vendeve do të përshkallëzohet sërish.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Zarf i zi? Ilir Shaqiri kap Mozën për fyti në Ferma VIP – PAMJET e tmerrëshme ndezin rrjetin..(VIDEO)
Next Post: Zbulohet arsyeja e tronditëse pse 19 vjeçarja sakrifikoi veten duke u hedhur nga ballkoni, ja çfarë i kishte bërë i dashuri…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme