Skip to content

Lajmi I Fundit

Alarm për Hantavirusin në Shqipëri? Ekspertët tregojnë shenjat që s’duhen neglizhuar

Posted on May 12, 2026 By admin No Comments on Alarm për Hantavirusin në Shqipëri? Ekspertët tregojnë shenjat që s’duhen neglizhuar

Ditët e fundit, emri i Hantavirus ka rikthyer shqetësim dhe debat në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare.

Alarmi u rrit pas raportimeve ndërkombëtare për raste të rënda dhe humbje jete të lidhura me virusin, por ekspertët sqarojnë se Hantavirusi nuk është një fenomen i ri për Shqipërinë.Sipas specialistëve të shëndetit publik, raste të këtij virusi janë dokumentuar në vendin tonë që prej vitit 1987, veçanërisht në zonat rurale.

Virusi transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos përmes urinës apo jashtëqitjeve të tyre të thata që përhapen në ajër.
Simptomat që nuk duhen neglizhuar:

Temperaturë e lartë
Lodhje e fortë fizike
Dhimbje koke
Dhimbje muskulore në shpinë dhe kofshë
Probleme me frymëmarrjen
Dhimbje barku dhe mesi
Probleme me veshkat në rastet e rënda

Ekspertët paralajmërojnë se në forma të avancuara virusi mund të prekë mushkëritë ose veshkat dhe të bëhet shumë i rrezikshëm.

Aktualisht nuk ka një ilaç specifik antiviral për Hantavirusin, ndërsa trajtimi bëhet në spital me terapi mbështetëse dhe monitorim intensiv.

Specialistët këshillojnë higjienë maksimale dhe dezinfektim të ambienteve, sidomos në zona ku mund të ketë brejtës.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Rriten tensionet, Irani kërcënon rritje drastike të pasurimit të uraniumit nëse sulmohet nga SHBA
Next Post: Shkelma e grushta te Rozafa Fish City, ish-truproja e Ramës dhunon klientët, përzë edhe policinë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme