Skip to content

Lajmi I Fundit

“Pusho, çfarë avokati je ti, nuk të llogaris fare”/ Plas sherr e të bërtitura mes të ftuarve në studio

Posted on May 12, 2026 By admin No Comments on “Pusho, çfarë avokati je ti, nuk të llogaris fare”/ Plas sherr e të bërtitura mes të ftuarve në studio

Dy avokatët Eda Grimci dhe Romeo Kara janë përfshirë në një debat të fortë ditën e sotme, teksa ishin të ftuar në një emision televiziv

Gjithçka ka nisur teksa po diskutohej mbi nismën për të ndryshuar vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me burg”, teksa debati është kthyer në personal mes dy avokatëve.

Pjesë nga debati:

Eda Grimci: “Çfarë avokati je ti? Ti ngatërron nenet e ligjit dhe nuk di çfarë thua. Po ku ekziston dënim 7vite dhe të bësh 6 vite burg?”

Romeo Kara: “Po ja do mbajmë shënime nga ty tani…

Grimci: Jo të mbash shënime por të flasësh siç është për të folur.

Kara: Unë nuk jam mësuar të më ndërpresin fjalën dhe nuk lejoj njeri të më ndërpresin fjalën, qoftë kushdo qoftë. Po të jetë për hipokrizi dhe po na tregojnë që qenkan përjashtuar. Këta janë bashkëautorë të krimit. Le të dalin të flasin për Bankers Petrolium që e kanë bërë bashkë të dyja palët.

Grimci: Këta kush more? se po na bën akuza publike, unë jam Eda Grimci, këta kush? Lëre more mos u çir kot po kërkoi Ramës drejtësinë e re.

Kara: Kjo mbron atë gjynafin e partisë së vet. Të mësohet me edukatë se si bëhet debati. Kjo e kthehu në personale. Na ka ardhur si avokate e Berishës këtu.

Grimci: Kujt i drejtohesh ti me këta more? Kush je ti që ngre akuza publike?

Kara: O medet tani, kjo flet si opinioniste tani… Edhe unë do të kundërshtoj.

Grimci: Nuk më kundërshton dot sepse ti nuk merr vesh nga kjo punë. Nuk je avokat dhe nuk merr vesh.

Kara: Na e ka dhënë Berisha kartën e avokatisë tani që na e heqin këta?

Grimci: Licenca matet në gjykatë more jo në tv. Tani do bësh zhurmuesin apo do na lësh të flasim?

Kara: Unë nuk bëj zhurmuesin por nuk të lejoj ty të më prekësh mua në etikën time të komunikimit. Kaq!

Grimci: Dmth, ti ngre gishtin dhe thua këta…këta… dhe unë të preka? Në emër të kujt flet ti more? Kush je ti more?

Kara: Unë jam ai që ti nuk do jesh asnjëherë.

Grimci: Ti me ato që thua tregon veten tënde sepse nuk di çfarë flet. Ti je një i ftuar aty dhe hajde mbaj radhën të flasim të gjithë.

Kara: Ti nuk do jesh kurrë si unë dhe për këtë të jesh e bindur.

Grimci: Unë absolutisht nuk jam si askush sepse jam vetja ime dhe si ti jo!

Kara: Po të fillojmë të të bëj unë një analizë ty pastaj do jetë shumë më keq prandaj mbylle me kaq.

Grimci: Po nuk ta jap unë ty atë kënaqësi sepse nuk kam asgjë personale, nuk të llogaris fare.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Përgatituni/ Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë
Next Post: Përdorte identitet serb për të lëvizur/ I kërkuar për vrasje, arrestohet në Kolumbi i riu shqiptar (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme