Skip to content

Lajmi I Fundit

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP (VIDEO)

Posted on May 13, 2026 By admin No Comments on “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP (VIDEO)

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë në Ferma VIP për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin e njohur Flori Mumajesin, duke zbuluar se kanë qenë bashkë për dy vite e gjysmë.

Fermerja tregoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë zyrtare, pra të fejuar.

Biseda nisi te një nga këngët e Florit që po dëgjohej në fermë, ndërsa Moza e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë afeksion të veçantë për artistin.

“Mos ma shaj Florin”, iu përgjigj ajo me humor. “Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë”, vijoi më tej.

Pjesë nga biseda:

Moza Ahmeti: Po kjo kënga e kujt është?

Soni Malaj: E Florit.

Moza Ahmeti: Ah ndaj është si anemike.

Soni Malaj: Mos ma shaj Florin!

Moza Ahmeti: Jo jo, por ka bërë shumë këngë ndaj. Pse e personalizove ti? Ke ndonjë afeksion?

Soni Malaj: Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.

Moza Ahmeti: Beqar është tani apo i lidhur?

Soni Malaj: Ai në punë të vetë tani, unë në timen.

Moza Ahmeti: Po rishikojeni.

Soni Malaj: Jo jo.

Moza Ahmeti: E di çfarë i kam punuar njëherë Florit. Kishte kaluar kohë pa u parë. I binte një makinë borisë, kthej kokën unë e njoha, por bëra sikur se njoha. Ishte shëndoshur shumë.

Soni Malaj: I shkon shëndeti.

Moza Ahmeti: Edhe thashë do i bëjë lojë këtij. Jam filani më tha. Jo i thashë unë çne. Ti je i shëndoshë. Ik i thashë, unë s’të njohë fare. Ah ça ka për të më bërë ai mua.

Gjithashtu, Soni bëri edhe një thirrje spontane nga Ferma VIP për Florin, duke i kërkuar që t’i sillte një dron.

“Njëherë, kur po ia vendosnin shumë këngët, thashë mos po na vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu? Moza, thuaju të më sjellin një dron, të lutem”, tha Soni Malaj ndër të tjera.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Këmbimi valutor 14 Maj 2026! Mësoni me sa shiten e blihen euro dhe paundi sot
Next Post: Nuk do shkoni më tek dentisti! Kjo recetë i bën dhëmbët të bardhë si bora në kushte shtëpie..(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme