Skip to content

Lajmi I Fundit

“Nëse një ditë Kim Kardashian do të drejtojë emision gatimi, aq mundësi ka Ervis Martinaj të jetë gjallë”/ Hoxha: Familja tha se personi i fundit që e takoi dinte se…

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on “Nëse një ditë Kim Kardashian do të drejtojë emision gatimi, aq mundësi ka Ervis Martinaj të jetë gjallë”/ Hoxha: Familja tha se personi i fundit që e takoi dinte se…

Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me fatin e Ervis Martinajt, duke thënë se ai nuk është më gjallë dhe se personat që qëndrojnë pas ngjarjes kanë zhdukur trupin për të fshehur gjurmët.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha deklaroi se personi i fundit që ka takuar Martinajn ka qenë Jeton Lami.

“Njeriu i fundit që ka takuar Ervis Martinajn është Jeton Lami. Ky njeri, kur u dorëzua, shkoi te drejtori i përgjithshëm dhe foli me të, por ne nuk e dimë çfarë është thënë”, deklaroi gazetari.

Sipas Hoxhës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano pësoi pasoja për këtë çështje, duke u shkarkuar nga detyra.

“Gledis Nano nuk tha ndonjëherë çfarë foli me Jeton Lamin. Babai i Ervis Martinajt priste që ky njeri të thoshte diçka. Gjithçka aty është zinxhir”, u shpreh ai.

Gazetari u tregua ironik ndaj pretendimeve se Martinaj mund të jetë ende gjallë.

“Nëse një ditë Kim Kardashian do të drejtojë emision gatimi, aq mundësi ka Ervis Martinaj të jetë gjallë. Është qesharake”, deklaroi Hoxha.

Sipas tij, personat që qëndrojnë pas zhdukjes së Martinajt kanë eliminuar edhe trupin për të mos lënë prova.

“Ata që bënë këtë gjë, ndaj zhdukën kufomën”, tha gazetari në intervistë.

Ai theksoi se ata që e kanë zhdukur janë struktura më e madhe kriminale në vend

“Nuk merrem me spekulime. Unë do them atë që kam thënë gjithmonë ky njeri është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Ia kam thënë edhe familjes së vet, është një gjë që e kam diskutuar edhe me babain e Ervis Martinaj në shtëpi të vet. Familja e Ervis Martinaj janë intelektualë. Nuk mund ta kalosh kaq kollaj. Denoncimi që bëri xhaxhai i Ervis Martinaj në policinë gjyqësore, doli në media. Si të kishin besim ato dhe policia mbase e bëri edhe për të spostuar vëmendje. Ata që kanë zhdukur Ervis Martianj sot janë struktura më e madhe kriminale në vend. Kanë pasur koordinator Ergys Agasin, janë ata që e mbajnë sot Ergys Agasin, Vijnë informacione këtu është ai herë e shohin në Tiranë herë në Durrës. Zyrtarisht kemi dy hetime një hetim e kërkon për vrasje një të shpallur në kërkim. Hetimin kryesor për vrasje nuk e merr SPAK. A u arrestua punonjësi i policisë? Të gjithë ata që flasim sot kanë qenë në burg, se kush i ka liruar t’i gjejnë. Kryeministri mashtroi sepse premtuan që do të gjenin autorët e vrasjes së Ervis Martinaj. Çfarë versioni zyrtar ke si polici e Shtetit? Përse duhet të futej kryeministri në këtë histori? Hetimin e drejton prokurori, jo polici. Familja në kohën që kam qenë atje, sapo ishte arrestuar Jeton Lami, njeriu besnik i Ervis Mertinaj dhe njeriu i fundit që ka pasur kontakt me të. Ky njeriu u dorëzua te drejtori i përgjithshëm dhe çfarë foli me të nuk e dimë. Dhe drejtori i përgjithshëm mori pasoja, u shkarkua. Dhe babai i Ervis Martinaj ka thënë ne presim që ky persona të na thotë diçka. Të gjitha vrasjet janë zinxhir”, tha ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: VIDEO/ “Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku, poetja: Ajo ka dalë me partnerin tim, nuk e kam mikeshë
Next Post: Pastron tërësisht zorrët dhe të shpëton nga hemorroidet, kjo është receta që bën “mrekulli” (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme