Skip to content

Lajmi I Fundit

E përfolur në gjithë botën për çështjen e gjinisë, boksierja e njohur surprizon me paraqitjen elegante në…(FOTO)

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on E përfolur në gjithë botën për çështjen e gjinisë, boksierja e njohur surprizon me paraqitjen elegante në…(FOTO)

Boksierja e njohur dhe kampionia olimpike, Imane Khelif, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ajo është paraqitur në premierën e filmit “Naked Notes” në Festivalin e Filmit në Kanë.

Në tapetin e kuq, algjeriania u shfaq me një krijim elegant nga Chanel, duke zgjedhur një stil minimalist, por të rafinuar. Veshja e saj përfshinte një kostum të thjeshtë të kombinuar me një këmishë të bardhë, një lule dekorative në xhaketë dhe aksesorë diskretë. Veshjen e kishte kombinuar me këpucë lëkure të zeza dhe vathë të thjeshtë.

Nga ana tjetër, flokët i kishte të lidhura bisht, duke ruajtur një pamje klasike dhe moderne njëkohësisht.

Paraqitja e saj është pritur pozitivisht nga fansat, të cilët kanë komentuar gjerësisht në rrjete sociale me vlerësime si “shumë elegante”, “si një divë” dhe “shumë e bukur”.

Sipas stilistëve, detaji me lulen i jep veshjes një prekje të modës së lartë dhe sjell një frymë teatrale të frymëzuar nga estetika e viteve ’80.

Megjithatë, Khelif mbetet një figurë e përfolur në opinionin publik ndërkombëtar për shkak të polemikave të mëparshme lidhur me kriteret e pranimit në garat e boksit dhe diskutimeve mbi gjininë e saj.

Vetë sportistja ka deklaruar më herët se nuk është person transgjinor dhe se ka ndjekur trajtime hormonale në kuadër të rregullave sportive për të ulur nivelin e testosteronit para Lojërave Olimpike të Parisit 2024.

Pavarësisht debatit që e ka shoqëruar në karrierë, Khelif vijon të jetë në qendër të vëmendjes si në sport ashtu edhe në evente ndërkombëtare të modës dhe kulturës.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Mulla Osman Musliu përlotet në xhumanë e fundit, thotë se si politikan do të jetë unifikues, jo përçarës si të gjithë që…!
Next Post: Enigma virale që po i huton të gjithë: a mund ta gjeni kush largohet nga ishulli? Pa lexuar komentet!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme