Skip to content

Lajmi I Fundit

E fundit! Arrestohet drejtori i policisë! Dyshohet për fshehje të një vrasjeje, organizo takimin mes…!

Posted on May 16, 2026 By admin No Comments on E fundit! Arrestohet drejtori i policisë! Dyshohet për fshehje të një vrasjeje, organizo takimin mes…!

Drejtori i Policisë së Beogradit, Veselin Milić është arrestuar nën dyshimet për fshehje të një krimi dhe ndihmë ndaj autorit për zhdukjen e trupit të viktimës. Së bashku me të janë arrestuar edhe tre policë të sigurisë së tij personale, si dhe autori i dyshuar i vrasjes.

Sipas mediave serbe, që citojnë burime nga Ministria e Brendshme, Milić kishte organizuar më 12 maj një takim mes dy drejtuesve të grupeve rivale kriminale në një restorant të njohur në Beograd, me qëllim pajtimin e tyre. Njëri prej tyre ishte Aleksandar Nesoviç, i lidhur me një grup mafioz të Beogradit të Ri, ndërsa tjetri identifikohet vetëm me inicialet S.B.

Raportohet se takimi përfundoi me konflikt mes tyre dhe S.B. qëlloi për vdekje Nesoviçin. Sipas hetimeve, drejtori i policisë dhe truprojat e tij ndihmuan autorin për të zhdukur trupin e viktimës dhe për të pastruar vendin e ngjarjes nga provat. Një ditë më vonë, bashkëshortja e viktimës denoncoi zhdukjen e tij, duke deklaruar se hera e fundit që kishte folur me të ishte pikërisht nga restoranti ku ndodhi ngjarja.

Hetimet kriminalistike zbuluan gjurmë gjaku që i përkisnin viktimës, çka çoi në zbulimin e krimit dhe përfshirjen e zyrtarëve policorë. Partitë opozitare në Serbi kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Ivica Dačić, si dhe shkarkimin e kreut të policisë serbe, duke akuzuar qeverinë se “ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar”.

Veselin Milić kishte shërbyer si këshilltar sigurie i presidentit serb Aleksandar Vučić gjatë viteve 2018-2020. Ai ishte dekoruar disa herë për shërbimin në polici, përfshirë medaljen e artë të guximit “Milos Obiliç”, të dhënë nga Vuçiç në vitin 2021.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Kopje e nënës së saj”/ Vajza e modeles ikonike ‘çmend’ fansat me FOTOT e guximshme
Next Post: “Rri i vetëm në qeli, i çajnë bidonat e ujit dhe”, Artan Hoxha zbulon detaje nga izolimi i Ilir Metës në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme