Skip to content

Lajmi I Fundit

Trump: Numri dy i Shtetit Islamik është vrarë! Me urdhrin tim u eliminua terroristi më aktiv në botë

Posted on May 16, 2026 By admin No Comments on Trump: Numri dy i Shtetit Islamik është vrarë! Me urdhrin tim u eliminua terroristi më aktiv në botë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar eliminimin e Abu Bilal al-Minuki, të cilin SHBA-të e konsiderojnë si numrin dy të organizatës ISIS në nivel global. Sipas tij, operacioni është kryer nga forcat amerikane dhe nigeriane pas një aksioni të koordinuar ushtarak.

Me anë të një postimi në platformën Truth Social, Trump deklaroi se Abu Bilal al-Minuki, të cilin e cilësoi si “terroristin më aktiv në botë”, është vrarë gjatë një operacioni të planifikuar dhe ekzekutuar në bashkëpunim nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Nigerisë.

“Sonte, me urdhrin tim, forca të guximshme amerikane dhe Forcat e Armatosura të Nigerisë ekzekutuan në mënyrë të përsosur një mision të planifikuar me kujdes dhe shumë kompleks për të eliminuar nga fusha e betejës terroristin më aktiv në botë”, shkroi presidenti amerikan.

Sipas Trump, al-Minuki, i paraqitur si zëvendëskryetar i ISIS-it në nivel global, besonte se mund të fshihej në Afrikë, por shërbimet amerikane të inteligjencës po i ndiqnin lëvizjet e tij.

“Ai mendonte se mund të fshihej në Afrikë, por nuk e dinte se ne kishim burime që na mbanin të informuar për gjithçka që bënte”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se vrasja e tij përbën një goditje të rëndësishme për operacionet ndërkombëtare të ISIS-it, duke shtuar se “ai nuk do të terrorizojë më popujt e Afrikës dhe nuk do të ndihmojë më në planifikimin e operacioneve kundër amerikanëve”.

Në përmbyllje të deklaratës së tij, Trump falënderoi publikisht qeverinë e Nigerisë për bashkëpunimin në këtë operacion, duke e mbyllur postimin me frazën: “Zoti e bekoftë Amerikën”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Rri i vetëm në qeli, i çajnë bidonat e ujit dhe”, Artan Hoxha zbulon detaje nga izolimi i Ilir Metës në burg
Next Post: Izraeli godet “TRURIN” e Hamasit? Xhamitë në Gaza njoftojnë vdekjen e komandantit legjendar të Hamasit..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme