Skip to content

Lajmi I Fundit

“Lufta po rikthehet”/ Tel Avivi dhe Uashingtoni drejt përplasjes me Iranin

Posted on May 16, 2026 By admin No Comments on “Lufta po rikthehet”/ Tel Avivi dhe Uashingtoni drejt përplasjes me Iranin

SHBA-të dhe Izraeli po intensifikojnë përgatitjet për një valë të re sulmesh ndaj Iranit, vetëm pak javë pas armëpushimit të arritur muajin e kaluar. Sipas “The New York Times”, të dy vendet synojnë të jenë gati për veprim ushtarak që javën e ardhshme.

Bëhet me dije se në tavolinë ndodhen disa skenarë operacionalë. Njëri prej tyre parashikon dërgimin e forcave në terren për të siguruar dhe nxjerrë materialin bërthamor iranian të fshehur nën rrënoja. Megjithatë, zyrtarë ushtarakë kanë paralajmëruar se një operacion i tillë do të kërkonte mijëra trupa mbështetëse dhe një rrethim të gjerë sigurie.

Një tjetër opsion që po shqyrtohet nga Uashingtoni përfshin bombardime më intensive ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës strategjike iraniane.

Ndërkohë, mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi po përgatitet për rifillimin e afërt të luftës me Iranin. Kanali 12 i Izraelit deklaroi se strukturat ushtarake janë vënë në gatishmëri për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi gjithashtu tensionet me Teheranin, duke zbuluar se kishte refuzuar propozimin më të fundit të paqes nga Irani.

“Nëse nuk më pëlqen fjalia e parë, thjesht e hedh poshtë… ishte një fjali e papranueshme”, tha ai para gazetarëve.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: 16 miliardë dollarë pasuri, Ja kush është gruaja që qëndronte në krah Musk dhe Cook gjatë takimit të Trump në Kinë
Next Post: ‘Marrëveshje ose do të shkatërrohen’/ Pentagoni plan sekret për pushtimin e Iranit, 50 mijë forca në gatishmëri presin që..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme