Skip to content

Lajmi I Fundit

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie (VIDEO)

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on “Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie (VIDEO)

Me tensione të ashpra është shoqëruar spektakli i kësaj të hëne në Ferma Vip.

Konflikti mes Zhakut dhe Kostanës për një pjesë të fermerëve ka qenë skenar dhe i stisur. Por ndryshe nga ata mendon poetja Mimoza Ahmeti.

Teksa ka vlerësuar figurën e Kostanës, Moza ka deklaruar se Zhaku ka qenë në një gjendje psikologjike të irrituar.

“Ajo që i ka bashkuar këto të dyja në hyrje, ishte fakti që e kanë parë fermën në jashtë de i kanë njohur disa situata. Me atë revoltën e përbashkët bënë hapin e tyre. Fakt është që aty ku fillon jeta kemi një Kostana që kërkon të futet në relacione, është një vajzë që përpiqet të punojë, të gatuaj, jep dhe merr. Ajo që më bën përshtypje është që kjo vajzë ka një kulturë dhe e ndërton shumë mirë frazën. Mendoj që konflikti është i vërtetë. Mendoj që Zhaku ka një gjendje psikologjike pak të rënduar, ka nevojë besoj edhe për një bisedim me psikolog, ndryshe është e vështirë, për ne dhe atë”, tha Moza.

Por mendimit të Mozës, Zhaku iu përgjigj shkurt: “Janë mbledhur një tufë manipulatorësh, servilësh, të pabesësh. Janë bërë patericë e njëri-tjetrit, por kjo gjë mua më frymëzon. Meqë jam hienë, ja u tregoj unë qejfin këtyre. Do e shihni ju. Ta tregoj unë qejfin ty”.

“Me këtë fjalë, do kemi edhe ne reagim tjetër dhe do bëhemi sebep që do dalësh jashtë. Do e shohësh ti se ccfarë qejfi do na tregosh, por me këtë gjuhë është shumë turp. Nuk duhet të japim këto modele. Ti as nuk e njeh qejfin tim, nuk ke kapacitet. Duhet të mbarosh disa shkolla se je bërnut me këtë gjuhë. Nuk të ec më, se të ka ec si të ka ec e ti e di këtë gjë”, tha Moza.

Më tej poetja theksoi se Zhaku po e kërcënon.

“Ajo kërcënon. Këtu nuk kemi dëgjuar këtë lloj rrugaçërie. As nga meshkujt më cinik nuk e kam dëgjuar këtë fjalor”, tha Moza./Vizion Plus

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Punëtorët dallojnë gjarpër gjigant – Zbehen kur e gjetën këtë brenda askush nuk mund ta besonte! (VIDEO)
Next Post: Avioni i ‘Air Albania’ përfundon në Moskë pavarësisht sanksioneve perëndimore për MOSKEN (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme