Mediat iraniane raportojnë se Mojtaba Khamenei, djali i liderit suprem të Iranit Ali Khamenei, nuk ka pësuar amputim dhe as dëmtime të rënda në fytyrë pas plagosjes së tij gjatë sulmit izraelit të ditës së parë të luftës.
Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane ISNA, që citon një burim nga Ministria iraniane e Shëndetësisë, “asgjë serioze nuk i ka ndodhur” Mojtaba Khameneit.
Burimi tha se plagët “nuk ishin të tilla që të shpërfytyronin fytyrën e liderit suprem, as nuk e kanë lënë të paaftë apo kanë sjellë amputimin e ndonjë gjymtyre”.
“Janë vendosur disa qepje në plagët e tij. Një nga zonat ku mjekët vendosën të ndërhyjnë menjëherë ishte këmba”, deklaroi burimi për ISNA.
Raportimet vijnë pas spekulimeve të shumta mbi gjendjen e Mojtaba Khameneit pas sulmit izraelit, gjatë të cilit u vra babai i tij, Ali Khamenei. Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e sulmit apo gjendjen shëndetësore të figurave të tjera të larta të regjimit.