Është rritur në 72.769 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Rripit të Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim, ka ndarë të dhënat më të fundit mbi viktimat e shënuara nga sulmet izraelite që kanë vazhduar që nga tetori i vitit 2023.
Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë trupat e pajetë të 6 palestinezëve dhe 40 të plagosur të tjerë.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 877 palestinezë dhe janë plagosur 2.602 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 776 palestinezëve.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.769, ndërsa numri i të plagosurve në 172.704.
Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.