Një analizë e thellë dhe mjaft e drejtpërdrejtë ka ardhur së fundmi nga Neda Balluku, e cila ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda rrethimit të “Ferma VIP”.
Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka zbërthyer natyrën e debateve mes vajzave, duke vënë në qendër të vëmendjes një krahasim mes grave që përfshihen në skandale dhe atyre që mbajnë profilin e intelektuales.
Duke marrë shkas nga përplasjet e fundit dhe duke kurorëzuar Mimoza Ahmetin si triumfuesen morale të këtij edicioni, Balluku ka ngritur pyetje thelbësore mbi ndikimin e formatit tek personazhet.
Sipas saj, dëshira për t’u pëlqyer nga audienca dhe presioni i lojës bën që të dyja palët të përdorin të njëjtin “helm”.
Në reagimin e saj, ajo shkruan:
“Kam qene ne fakt, duke jetuar ne tjeter orbite keto kohe dhe qenkam e fundit vertet qe merr vesh per kete drame damash qe po ndodh. Moza Ahmeti eshte fituese e padiskutueshme e ketij formati, por ky fakt, çfare po na zbulon para syve?!”
