Për herë të parë, National Transportation Safety Board ka publikuar video nga aksidenti fatal ajror i ndodhur në Louisville të Shteteve të Bashkuara, ku vitin e kaluar humbën jetën 15 persona.
Pamjet tregojnë momentin kur një prej motorëve të avionit mallrash Boeing MD-11F shkëputet nga krahu vetëm pak sekonda pas ngritjes, duke shpërthyer në flakë dhe duke bërë që mjeti fluturues të humbasë kontrollin.
Fluturimi 2976 i kompanisë UPS ishte nisur drejt Honolulu-s kur u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit, duke lënë pas një shkatërrim të gjerë në tokë dhe në ajër.
Në aksident humbën jetën tre anëtarë të ekuipazhit dhe 12 persona në tokë. Hetimet paraprake kanë zbuluar çarje të shkaktuara nga lodhja e materialit në pjesët që mbanin motorin të lidhur me krahun e avionit.
Autoritetet amerikane po zhvillojnë seanca dëgjimore për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes dhe për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.
View this post on Instagram