Skip to content

Lajmi I Fundit

“Kam lëvizur me 800 mijë dollarë cash në vitin ’99, bandat ishin rrugëve”, babai i Vis Martniajt kërkon pasurinë e sekuestruar: Aktiviteti im i deklaruar

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on “Kam lëvizur me 800 mijë dollarë cash në vitin ’99, bandat ishin rrugëve”, babai i Vis Martniajt kërkon pasurinë e sekuestruar: Aktiviteti im i deklaruar

Në seancën gjyqësore për pasuritë e sekuestruara, ka dëshmuar Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt. Gjatë seancës, ai ka folur për aktivitetin financiar ndër vite, jetën dhe shkollimin e djalit të tij, Vis Martinaj, si dhe për mënyrën se si familja kishte siguruar të ardhurat.

Martinaj tregoi se i biri kishte studiuar për ekonomi në Itali dhe më pas ishte kthyer në Shqipëri për të qëndruar pranë motrave, ndërsa mohoi të ketë pasur probleme apo shqetësime nga ana e tij.

Në dëshminë para gjykatës, Mustafa Martinaj foli edhe për aktivitetin e tij financiar në vitet e vështira të tranzicionit, duke thënë se në vitin 1999 ka transportuar mbi 800 mijë dollarë cash me automjet, në zona të ndryshme të veriut të vendit, duke theksuar se bëhej fjalë për para të aktivitetit të tij të ligjshëm dhe të deklaruar.

Mustafa Martinaj: Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth viteve 2000-2001. Shkoi me bursë studimesh, studioi ekonomi dy vjet në Itali. Vajzat ishin në shkollë në Shqipëri. Kur vajzat filluan studimet, Visi u transferua që të rrinte me të motrat, u transferua në Tiranë. Pastaj më vonë u martuan. Banesa u mor, mos gaboj, në fund të 2005-ës.

Visi ka qenë mbi mesataren me studimet. Dëshironte të shkonte në shkollë në Itali. I la përgjysmë studimet në Itali dhe erdhi në Tiranë tek të motrat. Derisa shkoi në shkollë ishte shumë punëtor dhe i pëlqente pavarësia. Në Itali nuk pati bërë asnjë punë.

Mua më ka kërkuar ndihmë për të blerë shtëpi të përbashkët. Kam blerë dy makina, një për dy vajzat, një për Visin. Për vajzat kam marrë kredi 12 500 euro, makinë e vogël markë japoneze. Asnjë lloj shqetësimi nga djali s’kam pasur. Kisha çelësat, dora e thatë nuk puthet. Jemi familje tradicionale malësore.

Vazhdoi shkollën për ekonomi edhe pasi erdhi në Shqipëri, provimet nuk i dha, se s’ka marrë diplomën. Pati hapur vetë i dyti, emrin s’ia kujtoj, me e kërku emrin mund t’ia gjej, djalë nga Tirana, riparonin lodrat që luanin këta me kuaj.

Mua që më sheh këtu, invalid siç isha, kam qarkulluar tek pullë i vetëm nga Tirana me mbi 800 mijë dollarë cash, karta e telefona në 12 të natës, në periudhën më të vështirë, në ’99-ën, bandat ishin rrugës. Kam pas një makinë 2400, i çoja në bagazh, në Rubik e Rrëshen, ishin paratë e aktivitetit tim. UFT ishte institucion privat, Unioni Financiar i Tiranës, aty merrja shumat. As edhe një gërvishtje s’më ka ndodhur, kam luajtur me kokën time, u ndodhin të tjerëve incidente.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Trafikoi 500 kg lëndë narkotike nga Kolumbia në Shqipëri, arrestohet 34-vjeçarja në aeroportin e Mynihut
Next Post: “Jetonte me mua deri ditën kur u zhduk” Tronditë dëshmia e babait të VIS Martinajt: Merrej me pika llotosh me licencë, Elio Hatos i fali banesën sepse…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme