Skip to content

Lajmi I Fundit

“Mu prenë gjunjët, polici më tha mos kalo”, Ema Andrea rrëfen momentin kur pa të vëllain binjak pa jetë në palestër

Posted on May 22, 2026 By admin No Comments on “Mu prenë gjunjët, polici më tha mos kalo”, Ema Andrea rrëfen momentin kur pa të vëllain binjak pa jetë në palestër

Aktorja Ema Andrea ka dhënë një nga rrëfimet më të ndjera në një podcast, duke folur për humbjen tragjike të vëllait të saj binjak, i cili humbi jetën papritur në palestër.

Mes lotëve dhe reflektimeve të forta për jetën, mungesën dhe vetminë, artistja tregoi se ende sot e pret telefonatën e tij.
“Pres të marrë në telefon ende… Fjala është e mangët, tani unë s’jam”, u shpreh ajo, teksa pranoi se pas ikjes së të vëllait nuk ndihet më e plotë. Në një tjetër moment rrëqethës, Ema Andrea tha se tashmë e kupton çfarë është vetmia e vërtetë.
“E kishim vendosur që ai do ikte para meje, por jo kaq herët”, tregoi ajo, duke shtuar se ndihet edhe e tradhtuar nga largimi i tij i papritur. Mes emocionesh të forta, aktorja zbuloi edhe lidhjen e pazakontë që kishte me binjakun e saj, duke thënë se ai ishte njeriu që do ta kuptonte gjithmonë, në çdo gjendje.

Një nga momentet më të forta të intervistës ishte rrëfimi për telefonatën fatale dhe çastin kur mbërriti në palestër. “Mu prenë gjunjët”, tregoi ajo, duke kujtuar momentin kur polici i kërkoi të mos kalonte më tej.

Ema Andrea foli hapur edhe për gjendjen e rëndë emocionale pas humbjes, duke pranuar se kishte menduar të dëmtonte veten, por nuk donte të prishte ceremoninë mortore të të vëllait. Ajo tregoi se në ato ditë të vështira pranë i qëndroi edhe Ori Nebiaj.

Në podcast, aktorja ndau edhe reflektime të forta për jetën, njerëzit dhe raportet njerëzore, duke thënë se dhimbja e kishte transformuar dhe i kishte dhënë një dimension tjetër vetes.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Shoferi i autobusit vëren një vajzë që qan çdo ditë, duke parë nën sedilje, ai mbeti pa fjal kur zbuloi çfarë kishte…(VIDEO)
Next Post: Astrologia paralajmëron këto shenja të zodiakut për një javë e vështirë: Kujdes datat 25-26 Maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme