Skip to content

Lajmi I Fundit

Sinoptikania paralajmëron: Bëhuni gati, Shqipëria do ‘goditet’ nga reshje shiu dhe rrebeshe

Posted on May 22, 2026 By admin No Comments on Sinoptikania paralajmëron: Bëhuni gati, Shqipëria do ‘goditet’ nga reshje shiu dhe rrebeshe

Masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat po furnizohen me lagështi nga Deti Mesdhe, kanë sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe do te ‘godasin’ edhe në territorin e Shqipërisë.

Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje direkte për për një emision televiziv, tregoi se si do të jetë moti edhe në javën e ardhshme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë fundjavës vendi do të jetë me mot të ndryshueshëm, ku alternohen kthjellime dhe vranësira. Në orët e mesditës, vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu dhe rrebeshe kryesisht në zonat malore, ndërsa vija bregdetare mbetet kryesisht pa reshje.

Era do të fryjë me shpejtësi nga 7 deri në 14 m/s, duke sjellë kushte lokale të ndryshueshme në disa zona.

Sa i përket temperaturave, vendi ndodhet në kushte tipike subtropikale, me vlera që pritet të arrijnë deri në 33-34°C gjatë fundjavës.

Edhe gjatë javës së ardhshme, moti do të mbetet i ngjashëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit dhe reshje të izoluara në relievet malore.

Temperaturat pritet të rriten më tej, duke arritur deri në 34-35°C, ndërsa era do të jetë më e lehtë, rreth 5 m/s.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: U ndalua nga Izraeli/ “Q*lloheshim dhe p*shtëroheshim”, aktivisti Goxhaj mbërrin në Rinas: Duke dalë nga anija, më dh*nuan tre ushtarë
Next Post: Pamje të papublikuara më parë/ Dosja e UFO-ve, Pentagoni publikon VIDEON kur avioni rrëzon objektin MISTERIOZ mbi liqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme